Uji Dea

Regjistrimi i diasporës nuk shtyhet, por zgjatet edhe për një vit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Diasporës ka sqaruar se në adresën e kësaj ministrie, kanë arritur shumë pyetje gjatë ditës së djeshme lidhur me lajmin për shtyrjen e procesit të Hartimit të Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës.

“Me këtë qëllim për të evituar keqkuptimet nga bashkatdhetarët tanë, po ju dërgojmë një sqarim ku ceket se ky proces nuk shtyhet por afati për hartimin e këtij regjistri zgjatet edhe për një vit shtesë”, thuhet në sqarim.

Ja sqarimi i plotë:

Sqarim: Hartimi i regjistrit të Diasporës nuk shtyhet – por zgjatet edhe për një vit

Të nderuar përfaqësues të Mediave,

ARKATANA

Dje me kërkesë të Ministrit të Diasporës, z. Valon Murati, Kabineti i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka marrë vendimin që procesi i hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës të zgjatet edhe për një vit shtesë.

Kjo vjen si rezultat i rishikimit të procesit nga ana e Ministrisë së Diasporës, adresimi i boshllëqeve të krijuara gjatë vitit të kaluar, ashtu që procesi që në Strategjinë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018 është karakterizuar si objektiv strategjik i Republikës së Kosovës, të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për të evituar çfarëdo keqkuptimi, procesi nuk do të ndalet këtë vit, me këtë nuk do të ndalen as aktivitetet që lidhen me këtë proces. Sipas planit të veprimit, procesi i hartimit të regjistrit që ka filluar në vitin 2013 ishte paraparë të përfundojë në vitin 2016.

Mirëpo, duke dëshiruar që të kemi një rezultat sa më të mirë dhe proces gjithëpërfshirës, Ministria e Diasporës kërkoi zgjatjen e afatit për përfundimin e këtij procesi, gjë që u aprovua nga Kabineti qeveritar. /Telegrafi/