United Hospital

Regjisori gjilanas Durim Kryeziu po korr suksese me filmin ”Sonata”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Durim Kryeziu shpreson që filmi do të pranohet edhe në shumë festivale dhe do të fiton shumë çmime sepse filmi po pëlqehet nëpër botë.

Tema e filmit “Sonata”është dashuria, ndërsa ideja është një lidhje dashurie në mes dy personaliteteve tërësisht të kundërt me karaktere dhe kërkesa karshi përditshmërisë, edhe e rastësishme prodhon pakënaqësi të cilat sa shkon e fryhen duke kaluar në probleme të cilat pothuajse nuk kanë zgjidhje meqë personazhet atakojnë njëri tjetrin duke krijuar barriera dhe shtruar pyetjen: Çfarë është dashuria.?! Çfarë është martesa.? Sa zgjasin këto.? A mund të sherohën me kohë, me vjet, me muaj, me ditë, ne orë, normal që zgjedhjen secili e afron nga këndvështrimi dhe karakteri shprehet regjisori Durim Kryeziu.

Në muajin e parë të aplikimit filmi është pranuar në disa festival si:
– “Balkan Film Food Festival” ne Pogradec – Shqipëri,
– “River film festival” në Italy
– “Three cities film festival and Conference që organizohet në tre vende NewYork City (May 16th), Santo Domingo, Dominican Republic (May 20), Los Angeles, CA (May 23rd),
– San Francisco Film Awards
– “INTERNATIONAL EUROFILM FESTIVAL” në Spanjë.

Durim Kryeziu shpreson që filmi do të pranohet edhe në shumë festivale dhe do të fiton shumë çmime sepse filmi po pëlqehet nëpër botë.

Shpërblimi i parë për filmin “SONATA” është nga festivali San Francisco Film Awards me shpërblimin “Honorable mention”. Ky shpërblim i jepet filmbërësve që kanë potencial dhe duan t`i inkurajojnë që të vazhdojnë të bëjnë filma.

Eco Higjiena

Kryeziu tha se filmi është realizuar në kuadër të Fakultetit të Arteve, Universiteti i Prishtinës dhe produksioni Land film’s me mbështetje nga QKK dhe Komuna e Prishtinës.

”Sonata” është film i bazuar mbi novelën e njohur të shkrimtarit të madh Leon Tolstoy ”Sonata e Kruizerit”. Çdo intervencë është bërë për atë që ta tokëzojmë në rrethana dhe modele të logjikës së perceptimit të gjërave në Kosovë.

Në film luajnë: Labinot Lajçi, Albulena Kryeziu, Armend Baloku, Selman Lokaj, Çun Lajçi, Selami Taraku, Vlora Nikçi, Doresa Rexha, Mevlyd Osmani, Leandra Ajdini.

Regjisor: Durim Kryeziu, Skenari: Ben Apolloni, Durim Kryeziu, Drejtor i fotografisë: Rron Ismajli, Kompozitor: Memli Kelmendi, Tonisti: Agron Demolli, Kostumografe: Greta Maksuti, Skenografet: Lumjeta Havolli, Agron Blakqorri. Grimi: Albana Berisha, Leonora Mehmetaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.