Regjimi zhytet në korrupsion, drejtësia hesht

/ 6 minuta lexim

Sistemi i drejtësisë e ka pjesën e vet të fajit për mosfunksionimin e vetë shtetit, ngase ky sistem nuk është treguar se është në gjendje për të garantuar një qeverisje të mirë në Kosovë. Kështu të paktën kanë vlerë- suar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, derisa kanë thënë po ashtu se kur drejtësia nuk e bën punën e saj qeverisja rrëshqet me sa mundet në korrupsion, duke dëmtuar qytetarët dhe mirëqenien e tyre, por edhe duke e shkatërruar ekonominë e vendit.

Ende nuk ka dënime bindëse të zyrtarëve të inkriminuar

Sistemi i drejtësisë e ka pjesën e vet të fajit për mosfunksionimin e vetë shtetit, ngase ky sistem nuk është treguar se është në gjendje për të garantuar një qeverisje të mirë në Kosovë. Kështu të paktën kanë vlerë- suar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, derisa kanë thënë po ashtu se kur drejtësia nuk e bën punën e saj qeverisja rrëshqet me sa mundet në korrupsion, duke dëmtuar qytetarët dhe mirëqenien e tyre, por edhe duke e shkatërruar ekonominë e vendit.

Analisti Naim Kelmendi në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se korrupsioni është galopant, dhe ka kapur institucionet e shtetit që në krye, kështu që, sipas tij, sado që krerët e pushtetit mundohen ta paraqesin sikur është më shumë perceptim i opinionit sesa që është në të vërtetë, kjo siç tha nuk qëndron aspak. Sipas tij, janë të shumta rastet derisa dhe janë ngritur aktakuza për të korruptuarit, por që më vonë ato kanë rezultuar me shqiptime të vogla të dënimeve ndaj personave të caktuar, ose për më keq nuk janë dënuar fare për veprat korruptive të tyre. “Prandaj kjo tregon shkallën më të ulet të etikës profesionale në luftën ndaj korrupsionit nga institucioni i drejtësisë, derisa në anën tjetër ka kohë që nga ndërkombëtarët dhe më konkretisht edhe raportet e BE-së për Kosovën thuhet vazhdimisht se nuk po luftohet sa duhet korrupsioni dhe krimi i organizuar, dhe kambanat bien në rend të parë për institucionet e drejtësisë, Gjyqësorin dhe prokurorinë, që do të duhej t’i shpallnin luftë të pakompromis korrupsionit dhe krimit të organizuar, e që po rrezikon në vazhdimësi ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve”, potencoi ai.

Korrupsioni nuk ndalet me deklarata

Uji Dea

Sipas Kelmendit, derisa drejtësia nuk e bën punën e vet si duhet dhe po ashtu derisa nuk ndëshkohen të korruptuarit dhe të inkriminuarit, duke i luftuar me vendosmëri këto fenomene të së keqes, atëherë korrupsioni nuk do të ndalet me deklarata verbale e me këso deklaratash koti nuk ndalohet as krimi i organizuar. “Drejtësia në këtë drejtim duhet të jetë më efikase në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjersa siç tha kjo barrë bie pikërisht mbi të, pra në drejtësinë për ta fituar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, e që tashmë janë bërë shqetë- suese edhe për perspektiven e shoqërisë sonë demokratike”, është shprehur analisti Naim Kelmendi.

Analisti tjetër, Shefqet Dibrani, thotë se sistemi i drejtësisë është faktori numër një për të funksionuar shteti, pasi, sipas tij, të gjitha vendet e zhvilluara dhe me demokraci të konsoliduar i kanë kushtuar dhe i kushtojnë në vazhdimësi rëndësi të veçantë sistemit të drejtësisë, prandaj siç tha këto vende e kanë sistemin e drejtë- sisë të fortë, sistem ky që u siguron qytetarëve një qeverisje të mirë. “Por, në Kosovë fatkeqësisht po ndodh e kundërta, dhe aq më keq nga ata që kanë jetuar si azilantë në Evropë, e të cilët me t’u kthyer në Kosovë kanë aplikuar metodat më antidemokratike që ka një vend. Pra, nuk ka gjë më të shëmtuar se kur këta azilantë dikur deklaroheshin se do ta bëjmë Kosovën si Zvicrën, ndërsa sot ata kanë arritur vetëm ta bëjnë oborrin dhe vilat e tyre për t’ua pasur lakminë zviceranët, por jo edhe Kosovën”, u shpreh ai.

Mafia paralizoi drejtësinë

Sipas Dibranit, mafia e Kosovës, e cila u kthye nga azili politik që kishte në Evropë, fillimisht pushtoi sistemin e drejtësisë, të cilën si drejtësi e paralizuan, ku e cila as nuk mundet por edhe as nuk guxon, andaj nuk po e bën punën e saj si duhet. “I tërë sistemi i qeverisjes po rrëshqet me sa mundet në korrupsion, në krim dhe prostitucion, duke dëmtuar qytetarët dhe duke e shkatërruar ekonominë dhe mirëqenien e vendit, por edhe më keq duke e vrarë ardhmërinë e disa gjeneratave që do të vijnë”, ka vijuar më tej ai, derisa ka nënvizuar se tashmë nuk dihet nëse drejtësia po udhëheq me sistemin e drejtësisë apo nëntoka e ka pranguar drejtësinë, për të udhëhequr e papenguar krimin, korrupsionin dhe prostitucionin, prandaj siç tha i kemi gjithë këto vlera të degraduara, dhe për më keq qytetari nuk ka shpresë se do të bëhet më mirë”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” analisti Shefqet Dibrani.

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, ka nënvizuar se pa dyshim që segmentet e shoqërisë janë të lidhura njëra me tjetrën dhe afektojnë po ashtu njëra-tjetrën, derisa siç tha edhe sistemi i drejtësisë afekton në qeverisjen e një vendi apo edhe anasjelltas. “Kështu që sidomos në një vend demokratik, ku sistemi i drejtë- sisë është një shtyllë kyçe, pra është njëra nga tri shtyllat e tre pushteteve. Andaj ne nuk mund të pretendojmë se kemi ngritur një shtet demokratik, përderisa nuk e fuqizojmë dhe forcojmë sistemin e drejtësisë”, ka spikatur për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.