Fundamenti

Regjimi nis bastisjet e shtëpive të aktivistëve të opozitës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sot rreth orës 01:00 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë bastisur shtëpinë e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Leotrim Bajramit duke terrorizuar familjarët e tij. Më pas, edhe rreth orës 06:00 policët janë rikthyer për bastisje në të njëjtën familje.

Masat represive të regjimit fashist nuk po njohin kufij. Ata po bastisin shtëpi e po thyejnë zyra të subjekteve opozitare, ditën edhe natën. Policë me edhe pa uniformë po arrestojnë e po terrorizojnë aktivistë e qytetarë. Eksponentë të pushtetit e të qeverisë, pa prova, po japin verdikte fajësuese për aktivistë e qytetarë që më vonë vërtetohet se janë të pafajshëm. Po deportohen jashtë Kosove, pa proces gjyqësor e pa mundësi për t’u mbrojtur drejtues të opozitës. Aktivistë të opozitës torturohen nëpër burgje. Profesionistë të propagandës po linçojnë e po shpifin kundër opozitës, dhe po bëjnë fushatë për pranueshmërinë e masave fashiste të regjimit Mustafa-Thaçi-Veseli.

Hidromorava

Të gjitha këto janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta luftojnë me çdo mjet dhe ta zmbrapsin këtë regjim që e qeveris Kosovën me metoda e me frymë fashiste. Është koha që t’i lëmë pas dallimet politike dhe të bashkohemi për ta rrëzuar sundimin e krimit dhe të brutalitetit. Vetëm së bashku mund ta fitojmë luftën për demokraci e për shtet të drejtë, ku askush nuk do të mund të përndiqet për shkak të angazhimeve dhe bindjeve të veta politike, çfarëdo që të jenë ato thuhet në njoftimin e LVV.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.