Hidromorava

Regjimi afër fundit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Paralajmërohet kthesa e madhe. Opozita hap dyert për jopartiakët.

“Nëse shkon në listë të përbashkët në zgjedhje dhe lë një kuotë të caktuar për 15- 20% të emrave pa parti, përfshirë këtu edhe rrjedhjet prej LDK-së, atëherë opozita i fiton sigurt zgjedhjet me mbi 51% dhe do të ketë një ndryshim përmbajtjesor në kuptimin e demokracisë”, tha analisti politik dhe profesori universitar, Nexhmedin Spahiu

Uji Dea

Subjektet politike opozitare janë zotuar se do ta shfrytëzojnë në maksimum shansin e fundit për të hapur dyert për njerëzit e aftë, pa parti dhe shumë profesionistë, duke garantuar një qeverisje të re, të pastër për të ngjallur shpresën qytetare dhe perspektivën e zhvillimit të vendit.

Tanimë ekziston një disponim te të tre liderët e opozitës që t’i lënë anash interesat e ngushta grupore, klanore, partiake e biznesore, vetëm e vetëm që ta shpëtojnë Republikën nga rrënimi i mëtejshëm i klasës kriminale në pushtet. “Vetëvendosje”po përpiqet vazhdimisht që opozita e bashkuar të konsolidohet edhe më shumë, si dhe të zgjerohet edhe më tutje ky front. Jemi në diskutime të vazhdueshme edhe me shoqërinë civile, edhe me personalitete të ndryshme, që të krijojmë një alternativë të përbashkët qytetare dhe shoqërore për ta luftuar suksesshëm këtë regjim autoritar në Kosovë”, tha për “Kosova Sot” Adonis Tahiri nga Lëvizja “Vetëvendosje”. Hapje të madhe të dyerve për figura të reja, ekspertë të pavarur, njerëz të botës akademike dhe intelektualë pa parti politike ka edhe në AAK./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.