Mobi Casa

Refuzoi të puthë kryqin, theret me thikë 13-vjeçari shqiptar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sulmohet me thikë një djalë 13-vjeçar shqiptar nga Shkupi, Blin Shabani nga tre persona të panjohur të maskuar sonte rreth orës 18.30, në afërsi të kishës së Çairit. Sulmuesit i kanë prerë me thikë në faqet dhe ballin. Ai aktualisht gjendet në Spitalin e Qytetit.

Babai i tij, Kenan Shabani për “Portalb” tha se Blini ka qenë i sulmuar nga tre persona maqedonas me maska, të cilët e kanë detyruar atë të puthë kryqin.

“Blini ka refuzuar ta bëjë këtë gjest dhe sulmuesit që kanë folur maqedonisht e kanë prerë atë në fytyrë dhe në ballë. E sollëm në spital të shohim sa të thella janë plagët” thotë Shabani.

Mobi Casa

“Po është sulmuar djaloshi 13 vjeçar dhe policia është duke kryer ekspertizën, nesër do të dalim me detaje për rastin në fjalë” konfirmon policia.

Blin Shabani është djaloshi i njëjtë i cili u rrah në dhjetor nga 6 persona të panjohur në Komunën e Çairit Ai qëndroi i shtrirë në spital 3 ditë me lëndime të rënda trupore.

“Kjo nuk është normale, djali im ende pa mos shëruar traumat nga sulmi i vjetër, ja ku e sulmojnë sërish. Kjo është marrëzi, ende nuk janë gjetur sulmuesit nga radha e kaluar”- tha babai i tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.