Fundamenti

Refuzohet si e pa bazuar ankesa e prokurorisë në rastin e tri të akuzuarave

/ 2 minuta lexim
HW

Prishtinë – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, në rastin e të akuzuarve M.S., H.Z. dhe V.K. Në këtë mënyrë, kolegji penal prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 31.05.2017, më anë te të cilit, të akuzuarat M.S., H.Z., ishin liruar nga akuza për veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, ndërsa V.K. për “Mosdhënie të ndihmës mjekësore”.

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, nder të tjera thuhet se vendim i gjykatës së shkallës se parë, është i qartë dhe konkret, në të janë dhënë arsye për faktet vendimtare, janë arsyetuar provat dhe drejtë është vepruar kur është konsideruar se në veprimet e të akuzuarave nuk qëndrojnë elementet e veprave penale për të cilat ato ishin ngarkuar.

Fundamenti

Gjykata e shkalles se parë po ashtu, ka arsyetuar secilën provë veç e veç, të njëjtat i ka ndërlidhur në mes veti duke arsyetuar faktin se përse disa provave ua ka fal besimin e disave jo, si dhe arsyeve në të cilat është bazuar me rastin e zgjidhjes së kësaj çështjeje penalo-juridike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.