Eko Higjiena

Refuzohet propozimi i Jahjagës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Liderët e subjekteve politike do ta refuzojnë kërkesën e presidentes, Atifete Jahjaga, për të zhvilluar takime të përbashkëta, kërkesë kjo të cilën shefja e Shtetit e ka dhënë me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike.

Deri më tani vetëm PDK-ja e ka mbështetur këtë ide të presidentes, ndërsa subjektet e Bllokut LAN konsiderojnë se e vetmja parti politike, e cila ka nevojë të bindet se duhet të zhbllokohen institucionet është PDK-ja, pasi sipas tyre PDK-ja është partia që po e mban të bllokuar jetën politike në vend.

Fundamenti

Në anën tjetër Lëvizja “Vetëvendosje” e ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër takimeve të përbashkëta të liderëve partiakë./zeri/