United Hospital

Refuzohet masa e arrestit shtëpiak për policët që dyshohet se neglizhuan grabitjen në rastin Agmia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sipas Gjykatës Themelore të Gjilanit nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e ndonjë mase tjetër alternative ndaj të pandehurve Zoran Joviq, Ibrahim Robelli dhe Bislim Orana.

Prokuroria Themelore e Gjilanit kishte kërkuar masën e arrestit shtëpiak për policët e dyshuar, por gjyqtari i procedurës paraprake Aziz Shaqiri në aktvendimin e tij ka thënë se ndaj të dyshuarve nuk është vërtetuar se ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale.

“Gjykata konsideron se në veprimet e të pandehurve eventualisht mund të ekzistojnë tiparet e ndonjë vepre disiplinore, mirëpo vërtetimi i kësaj vepre penale nuk është kompetencë lëndore e gjykatës, por të ndonjë organi tjetër kompetent” thuhet në aktvendim.

Hidromorava

Ndryshe tre policët dyshoheshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit. Ata sipas hetimeve fillestare dyshoheshin se kanë neglizhuar ose nuk kanë ndërmarrë masa për të ndaluar grabitjen e ndodhur në qendrën tregtare “Agmia”.

Avokati mbrojtës i Bislim Oranës, Shemsedin Pira tha se ky vendim ishte i pritur sepse në asnjë rrethanë nuk është dëshmuar se ata janë kryer të veprës penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.