FITORJA

Refuzimi “special” i Ramush Haradinajt

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar sot se deputetët e partisë së tij nuk do ta votojnë ligjin me të cilin pritet themelimi i Gjykatës Speciale.Në gjykimin e Haradinajt, themelimi i kësaj gjykate nuk do t’i zgjidhë problemet e Kosovës, që sipas tij, janë korrupsioni dhe mungesa e një gjyqësori të mirëfilltë.

“Ne e kemi bindjen që meqë koalicioni i tashëm ka 2/3, atëherë vota jonë dhe energjia jonë është më mirë të shkojë e t’i kërkojë llogari se çka po bëjnë këta që janë në qeverisje, e veçanërisht të kërkojnë nga ta që ta rregullojnë gjyqësorin në vend. Ne kemi një gjyqësor në gjendje të rëndë. Pra nëse kemi votë, ne kemi me ndihmu për gjyqësorin në vend”, tha Haradinaj.

Projektligji për Gjykatën Speciale ishte votuar në lexim të parë në seancën e 23 prillit të vitit të kaluar, ndërsa deputetët e AAK-së kishin votuar në mënyra të ndryshme këtë dokument. Nga 10 deputetë të kësaj partie, shtatë e kishin mbështetur këtë projektligj, ndërsa tre të tjerë kishin votuar kundër.

I pyetur se a po kanë frikë AAK-ja që ta votojnë Ligjin për Gjykatën Speciale, Haradinaj dha përgjigje negative.

“Nuk është frikë. Unë i frikësohem korrupsionit, mungesës së gjyqësorit në vend, i frikohem mënyrës së qeverisjes së vendit”, tha ai.

Sipas Haradinajt, Gjykata Speciale nuk do t’i zgjidh problemet e qytetarëve të Kosovës por “do ta zgjidhë vetëm një problem”.

Hidromorava

“Gjykata si e tillë zgjedh vetëm një rast e çka t’i bëjmë qytetarëve të Kosovës që presim me vite nëpër gjykata tona. Për neve është shumë me më rëndësi që gjithë ajo energji fundja shumë pare që shkojnë me ia dhënë gjyqësorit të Kosovës 300 milionë ma mirë do ishte”, tha Haradinaj.

I pari i AAK-së foli edhe për iniciativën e opozitës për të grumbulluar nënshkrime për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në lidhje me migrimin e kosovarëve. Por sipas Haradinaj kjo nuk u arrit pasi që nuk u grumbulluar 40 nënshkrime për të kërkuar seancë.

Haradinaj iu kundërpërgjigj edhe deklaratave të zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Jabllanoviq i cili në ditën e krishtlindjeve ortodokse ofendoi familjarët e personave të zhdukur që protestonin për futjen e serbëve në kishën ortodokse në Gjakovë.

“Nuk është mirë që asnjë zyrtar i zgjedhur ta ofendojë askënd e veçanërisht t’i ofendojë nënat e viktimave. Nuk është në rregull, është mirë t’u kërkojnë falje nënave, është mirë të tërhiqet një deklaratë e tillë”, tha Haradinaj.

Gjatë ditës së enjte, Haradinaj është takuar me një delegacion të Partisë Qendrore Shqiptare për Integrim nga Mali i Zi e kryesuar nga Isat Jakupi. /kallxo.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.