Hidromorava

Refuzimi për t’u takuar, Rama: S’ndihem i fyer, s’shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin

/ 2 minuta lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar të premten se nuk ndihet i fyer nga refuzimi që homologu i tij kosovar, Albin Kurti, i bëri ftesës së tij për t’u takuar në Prishtinë.

Në një konferencë për media në Podgoricë, Rama ka thënë se nuk ishte në Prishtinë për t’u martuar me Kurtin, ndërsa ka shtuar se me të nuk ka asnjë problem personal apo institucional, por vetëm këndvështrime të kundërta për situatën në veri të Kosovës.

“Unë nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër të cilit nusja nuk i doli në takim. Unë shkova në Prishtinë për të pasur takime si kryeministër i Shqipërisë dhe në mënyrë absolute nuk kam asnjë problem personal, dhe aq më pak problem institucional me kryeministrin e Kosovës.

Uji Dea

Kam vetëm qëndrime të kundërta për një situatë të caktuar. Kaq! Këtë situatë e përjetojmë dhe duam ta trajtojmë në mënyra të ndryshme. Unë e trajtoj si një situatë që duhet ta trajtojmë bashkërisht, duke u ulur dhe biseduar, ndërsa Albini e përjeton si një situatë që duhet ta trajtojë pa u takuar dhe pa biseduar”, ka theksuar ai.

Kryeministri shqiptar tutje është shprehur se në Samitin e Berlinit, që do të mbahet në Tiranë në mes të tetorit, Kurti është i ftuar, pasi në Shqipëri është në shtëpinë e vet.

“Është në të drejtën e tij, unë nuk jam këtu për të bërë interpretime të natyrës psikologjike, folklorike apo nacional heroike. E përsëris që në takimin e Tiranës pavarësisht cili është qëndrimi i BE-së, në Procesin e Berlinit kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar. Në Tiranë Albin Kurti është në shtëpinë e vetë, madje dhe të futet në zgjedhje për të qenë i zoti i shtëpisë”, ka thënë ai. /Telegrafi/