Refuzimi i pagës në fund të mandatit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ndonëse në fund të mandatit si deputet i legjislaturës së katërt, ka vendosur të heqë dorë nga paga mujore prej 1480 euro dhe nga të gjitha kompensimet tjera që i merr si kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Ai këto para i ka marrë që prej viti 2011 kur edhe e ka zyrtarizuar mandatin e deputetit. Krasniqi për këtë vendim ka dërguar një letër në Kryesin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa kjo e fundit pritet të aprovojë të hënën.
Krasniqi ka shpjeguar arsyet e vendimit, ndërsa ka thënë se këtë nuk po e bën për fushatë, pasi sipas tij, ai e ka në plan që asnjëherë të mos marrë më pagë nga shteti edhe nëse do të jetë deputet apo i angazhuar në qeveri.
“Unë e kam marr vendimin për të heq dorë nga paga, ajo punë u kry. Kjo nuk vlen vetëm tash që jemi në fund të mandatit, por unë nuk do të marr kurrë më pagë nga shteti. Do të thotë as në të ardhmen. Nuk e dua asnjë kompensim prej shtetit të Kosovës. I kemi rënë shumë në shpinë buxhetit si deputetë. Paga shumë e lartë, nuk është në rregull dhe nuk është e drejtë”, ka thënë Krasniqi…(Tribuna)