ARKATANA

Refuzimi i Kurtit për t’iu përgjigjur deputetëve, Hoti: U cenua rendi kushtetues

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili tha se nuk do t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve që nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti, refuzimin e Kurtit, dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë për t’iu përgjigjur pyetjeve parlamentare të deputetëve e ka konsideruar si “cenim i rendit kushtetues”.“E vërtetë është se një pjesë e opozitës, pa e përfshirë LDK-në, nuk po i voton këto marrëveshje, por kjo nuk i jep të drejtë Qeverisë të shantazhojë deputetët”, shkroi.

Përgjegjësinë politike, pohoi Hoti, “e marrin ato grupe parlamentare dhe deputetë që nuk po votojnë”.

ARKATANA

“Por, askush nuk mund të detyrojë e shantazhojë ata se si të sillen në Kuvend. Mandati i deputetit është i lirë dhe i pakushtëzuar”.

Tutje, ish-kryeministri i Kosovës thekson se “fatkeqësisht”, ky veprim është “sulm” ndaj ndarjes së pushteteve dhe “hierarkisë kushtetuese të institucioneve”.“Ky lloj shantazhi ndaj deputetëve është diktaturë hibride në sisteme demokratike”, shtoi.

“Është fatkeqe për demokracinë tonë që përjetojmë situata të tilla, ku deputetët e mazhorancës bëhen pjesë e kësaj maskarade parlamentare”.Në anën tjetër, për Hotin, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, “nuk po e kryen detyrën e tij” për të siguruar mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit dhe sjelljen kushtetuese të anëtarëve të Qeverisë në seancat parlamentare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.