Fundamenti

Refuzimi e dërrmon LDK-në

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Analisti politik Blerim Burjani, tha se përfundimisht një refuzim i koalicionit të LDK-së me PDK-në do të jetë shkatërrues për këtë subjekt politik, nëse provokohen zgjedhje të reja dhe krijohet listë e përbashkët LDK-AAK-Nisma, pasi që në prapaskenë qëndron mosnjohja e rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Refuzimi i koalicionit me PDK-në interpretohet edhe si mosnjohje indirekte e rezultatit të zgjedhjeve, vetëm e vetëm që të shkohet në zgjedhje të rejame një koalicion të ri zgjedhor si listë e përbashkët LDK-AAK-Nisma.

FIDANISHTJA

“Ata vetëm formalisht e kanë pranuar rezultatin zgjedhor, e në realitet ata kanë pasur problem me rezultat zgjedhor dhe kanë bërë një bllok opozitar për të penguar qeverisjen e PDK-së e asgjë tjetër. Pra, marrëveshja është artificiale për të ardhur deri të zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme./Kosova Sot/