HW

Refuzim për të gjithë azilkërkuesit shqiptarë në Finlandë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Zyra e Migracionit në Finlandë thotë se, bashkë me përgjigjen negative mund të merret edhe ndalim hyrje në zonën e Schengenit

Duke evidentuar se “numri i azilkërkuesve shqiptarë në Finlandë është rritur ndjeshëm gjatë verës 2015, kjo zyrë thekson se, “të gjithë azilkërkuesit shqiptarë të këtij viti kanë marrë përgjigje negative”.

Zyra e migracionit e konsideron Shqipërinë një vend të qetë lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë. Sipas kësaj zyre Vendimet ndaj kërkesave për azil të shqiptarëve janë marrë kryesisht më procedurë të përshpejtuar dhe janë konsideruar si të pabazuara. Ndërsa theksohet se, kërkesat do të shqyrtohen dhe do të zgjidhen pa vonesë.

“Shumë prej azilkërkuesve kanë kërkuar edhe ndihmë për kthim vullnetar në atdhe. Finlanda nuk e miraton automatikisht këtë ndihmë për të gjithë. Nëse ka arsye për të dyshuar se sistemi i ndihmës për kthim vullnetar keqpërdoret, atëherë nuk miratohet ndihma”, thuhet në njoftim, transmeton gazetatema.

Madje Zyra e Migracionit në Finlandë shton se, bashkë me përgjigjen negative mund të merret edhe ndalim hyrje në zonën e Schengenit.

ARKATANA

“Mund të kërkoni azil në Finlandë nëse keni arsye të frikësoheni se do të përndiqeni në vendin tuaj. Nëse kërkesa për azil ju refuzohet dhe ajo konsiderohet e pabazuar, atëherë kjo mund të nënkuptojë edhe ndalimin e hyrjes në të gjithë zonën e Schengenit. Kohët e fundit të gjithë shqiptarët që kanë marrë përgjigje negative, kanë marrë edhe ndalim hyrje”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj zyre ndihma e sistemit të kthimit vullnetar mund të merret vetëm një here. Për ndihmën ose mbështetjen financiare për kthim vullnetar mund të aplikohet vetëm në 3 raste. 1- Nëse azilkërkuesi ka marrë përgjigje negative për kërkesën për azil. 2- Nëse azilkërkuesi e ka anuluar kërkesën për azil. 3- Nëse azilkërkuesi ka lejeqëndrim të përkohshëm në Finlandë që e pengon largimin nga vendi.

Sipas kësaj zyre, ndihma mund t’i miratohet vetëm personave të cilët kanë nevojë për ri-integrim.

Ndihma miratohet jo e plotë ose nuk miratohet nëse ka arsye të dyshohet se aplikanti ka për qëllim
vetëm ta keqpërdorë sistemin e ndihmës, ose nëse konsiderohet se personi që do të kthehet në atdhe nuk ka nevojë për të gjithë ndihmën, thuhet në njoftim, ku gjithashtu theksohet se, miratimi i ndihmës vendoset nga qendra e pranimit të refugjatëve ku është regjistruar personi që do të kthehet./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.