FITORJA

Refugjatëve shqiptarë të “urave” u zgjatet qëndrimi deri në mars 2014

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shqiptarëve nga Kosova u është dhënë leja e qëndrimit deri në muajin mars, kur do të vendoset përfundimisht nëse do t`i kthejnë ose do të mbeten në Francë

Ata kanë të drejtë të vazhdojnë qëndrimin por jo më në këtë vend të Lionit, nën një urë të autostradës ku po qëndrojnë të strehuar prej muajsh. Më shumë se 300 refugjatë nga Kosova duhet të strehohen për të kaluar kohën e ftohtë të dimrit në një vendbanim më të sigurt, ka vendosur prefektura e Lionit, bën të ditur televizioni Euronews në një raportim të gazetares së tij.

Shqiptarëve nga Kosova me këtë rast u është dhënë leja e qëndrimit në Francë deri në muajin mars, kur do të vendoset përfundimisht nëse do t `i kthejnë në Kosovë ose do të kenë të drejtë të qëndrojnë edhe më tutje në Francë.

Kronika televizive tregon një grua nga ky kamp i improvizuar, e cila ankohet për kushtet e mjerueshme në të cilat po jetojnë kosovarët. “Kemi shumë probleme këtu. Vajza ime është e sëmurë, ashtu si dhe bashkëshorti im. Ne po jetojmë prej katër muajsh në këto kushte”.

ARKATANA

Refugjatët, në këtë vend jo larg nga qendra e qytetit, po jetojnë pa tualete, rrymë elektrike dhe ujë.

Një kalimtar rasti, i pyetur nga gazetarja, thotë: “Ndjehem keq të shoh këto pamje varfërie këtu. Nëse do të gjendet një zgjidhje tjetër për këta njerëz, do të ishte shumë gjë e mirë”.

Refugjatët shqiptarë nga Kosova do ta braktisin këtë kamp brenda tri javësh. Por, pasiguria për atë se çfarë do ë ndodhë më tutje me ta, mbetet edhe më tej.

“Sëmundje, uri dhe dëshpërim. Në këto kushte jetojnë refugjatët në Lion. Gjendja e tyre në një vendstrehim tjetër do të përmirësohej përkohësisht. Por pas kalimit të dimrit, do të vendoset nëse ata do të dëbohen ose do të mbeten në Francë”, komenton gazetarja e euronews./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.