Fundamenti

Refugjatëve kosovarë, nga 2500 euro rruga deri në Austri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Janë kapur të enjten në Pidding të Bavarisë (Gjermani) dy austriakë, të dyshuar si kontrabandues refugjatësh. Babai 39 dhe i bgiri 22 vjeçar akuzohen se kanë kontrabanduar nga Austria në Gjermani tre kosovarë. Policia Federale e Gjermanisë thotë se 39 vjeçari ka deklaruar se tre kosovarët i ka takuar rastësisht pranë rrugës dhe i ka marrë mee vete. Pasi që kosovarët, sipas tij po donin të shkonin në Francë dhe në Zvicër ndërsa ai udhëtonte drejt Holandës, ai i ka marrë ata me vete, shkruan pnp.de. Por para nuk u ka marrë për këtë shërbim, ka thënë ai.

I dyshuari bashkë me të birin janë marrë në paraburgim në Stadelheim. Ndërsa tre kosovarët (dy burra dhe një grua) kanë deklaruar para policisë se për rrugën nga Kosova deri nnë Austri u kanë paguar trafikantëve secili nga 2500 euro, transmeton albinfo.ch Ndërsa në Austri i ka marrë me vete një shteas serb në një pompë benzine.

Uji Dea

Sipas një zëdhënësi të Drejtorisë së Policisë Federale në Munih, gjatë dy ditëve të fundit ka pasur një rritje enorme të numrit të migrantëve ilegalë që kanë hyrë në Gjermani përmes landit të Bavarisë. Bëhet fjalë për më shumë se 700 veta, gjysma e të cilëve vinë nga shtetet e Ballkanit dhe gjysma tjetër nga Siria dhe Afrika./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.