Uji Dea

Refugjatët kosovarë do të kthehen duarbosh?

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Qeveria Federale e Gjermanisë është duke shqyrtuar mundësinë që refugjatëve kosovarë të cilët kthehen vullnetarisht në vendin e tyre t`ua “ngrijnë” ndihmat financiare të parapara për një kthim të tillë.

Sipas një zëdhënësi të qeverisë “aktualisht federata dhe republikat (landet) e vendit janë duke debatuar që ndihmat në para për kthim vullnetar të refugjatëve kosovarë në kuadër të programit `Reag Garp` të shkurtohen për një kohë të caktuar.

Në kuadër të programit të përmendur refugjatët që kthehen, përveç biletës deri tash marrin edhe një “ndihmë startuese” prej 400 eurosh.

Pjesëtarët e komunitetit rom nga Kosova marrin nga 750 euro për çdo person të rritur.

Eco Higjiena

Në kohën kur në Kosovë të ardhurat mujore sillen mes 350 dhe 400 eurove dhe papunësia deri në 60 për qind, një shumë e tillë mund të jetë mjaft joshëse për të ardhur në Gjermani dhe pastaj për t`u kthyer “vullnetarisht”.

Mjerimi social dhe mungesa e perspektivës janë shkaqet e eksodit të madh të kosovarëve drejt Gjermanisë që ka filluar nga fundi i vitit të kaluar, shkruan stuttgarternachrichten.de.

Vetëm në Baden-Württemberg, deri më 17 shkurt kanë kërkuar azil më shumë se 4000 kosovarë, ndërsa më shumë se 99% të këtyre kërkesave refuzohen. /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.