UBT

Refreni i mjerimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Demir Krasniqi – Parodi humoristiko – satirike

Kërkoj rrugën e shpëtimit ,
Ndiej refrenin e mjerimit –
Bahet mirë, bahet mirë ,
Hajt se bahet mirë !

Zgjidhet ndërrohet Qeveria –
Rritet terri e papunësia !
Bahet mirë , bahet mirë ,
Hajt se bahet mirë !

Durojnë populli nga uria ,
Nëpër botë na ikë rinia !
Bahet mirë , bahet mirë ,
Hajt se bahet mirë !

Janë mbushë rrugët me lypsarë ,
Fëmijë jetima si hamallë !
Bahet mirë, bahet mirë ,
Hajt se bahet mirë !

Vdesin njerëzit për ilaçe ,
Mbushë lokalet me helaçe !
Bahet mirë , bahet mirë ,
Hajt se bahet mirë !

Ikë rinia nga shkollimi ,
Marrin rrugë degjenerimi !
Bahet mirë , bahet mirë ,
Hajt se bahet mirë !

Pensionistët janë tha e terë ,
S’ ju troket askush në derë !
Bahet mirë, bahet mirë ,
Hajt se bahet mirë !

Jetojnë njerëzit pa kulm mbi kokë ,
Fukaraja janë shtri për tokë !
Bahet mirë, bahet mirë ,
Hajt se bahet mirë !

Për çdo ditë shkollat shkatërrohen ,
Kurrë për nxënës nuk riparohen !

Bahet mirë, bahet mirë ,
Hajt se bahet mirë !

ARKATANA

Shiten fabrika e xeherore ,
Pa bukë n’ gojë klasa punëtore !
Bahet mirë, bahet mirë ,
Hajt se bahet mirë !

Shumë doktorë kanë ble Rengelin –
Para kohës ta bien exhelin !
Bahet mirë, bahet mirë ,
Hajt se bahet mirë !

Prej një sëmundje – t’i bajnë pesë ,
Me reçeta – njëzet e pesë !…
Bahet mirë, bahet mirë ,
Hajt se bahet mirë !

Me diploma falsifikate –
T’ shtinë ndër brisk e t’ bajnë sallatë !…
Bahet mirë, bahet mirë,
Hajt se bahet mirë !

Liderët tanë i ka marrë pusi –
Po frikohen prej Statusi !
Bahet mirë, bahet mirë ,
Hajt se bahet mirë !

Po s’e mbolle arën me grurë –
Mos prit kot , se s’ bahet kurrë !
Mbille t’ mirën , korre vet ,
Se e mira kurrë s’ vjen vet !

Po s’ ndërtove vet shtëpi –
Do t’ jesh rob e qiraxhi !
Mos rri n’ gjumë, more i shkretë ,
Se shtëpia s’ ndërtohet vet !

Thuaj gjumit lamtumirë ,
Se me gjumë nuk bahet mirë !
Puno drejt , thuaj me dëshirë –
E bajmë mirë, e bajmë mirë !

Gjilan, më 18 . 02. 2006 .

Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.