Fundamenti

Reforma zgjedhore s’është peng i PDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zv/ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Basri Musmurati, nuk ka pranuar që PDK-së t’i vihet faji për zvarritjen e reformës zgjedhore. Ka thënë se zvarritjes i kanë kontribuar edhe partitë tjera që janë përfshirë në këtë proces. Megjithatë, në një intervistë për “Tribunën”, ai nuk ka qenë në gjendje të garantojë se zgjedhjet lokale nuk do të mbahen pa u ndryshuar dhe plotësuar sistemi aktual zgjedhor.

Ndërkohë, Musmurati ka hedhur poshtë pretendimet e partive opozitare, LDK-së dhe AAK-së, se vendimi i Qeverisë së Kosovës për themelimin e komunës së Hasit ka qenë politik dhe me tendencë për ta shpartalluar elektoratin e këtyre dy partive. Sipas tij, ky vendim ka ardhur pas disa kërkesave të përsëritura nga përfaqësuesit e Rogovës që Hasi të bëhet komunë, e që do të shërbente për përmirësimin e jetës së qytetareve të kësaj ane.

UBT

Musmurati e ka cilësuar të ngutshëm edhe reagimin e përfaqësueseve të disa fshatrave të cilët kanë paralajmëruar se do të marrin masa duke i vetëshpallur fshatrat komuna, nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.