Mobi Casa

Reforma zgjedhore e Thaçit s’bëhet pa opozitën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Partnerët e koalicionit PDK – LDK thonë se reforma zgjedhore e iniciuar nga presidenti Hashim Thaçi nuk mund të bëhet pa konsensus me subjektet opozitare. Ndërsa opozita që nga fillimi e ka kundërshtuar reformën, duke thënë se ajo duhet të bëhet pas zgjedhjeve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Reforma zgjedhore e iniciuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në fund të vitit të kaluar është mbështetur në grupet punuese dhe pritet të procedohet në Kuvend.

Megjithatë, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës, si dhe ata të shoqërisë civile thonë se reforma nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen e subjekteve opozitare në këtë proces.

Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka thënë për “Zërin”, se do të ishte mirë që të gjithë të jenë të përfshirë në këtë proces, pushteti dhe opozita.

“Reforma zgjedhore nuk i duhet vetëm pozitës, apo një a dy partive, ajo iu duhet të gjitha partive. Madje, sa është e rëndësishme që të jenë të përfshira të gjitha partitë është e rëndësishme që të jetë e përfshirë e gjithë shoqëria. Ky është një shans që tash është lansuar përmes presidentit, por është mirë të mos bëhet me ngut, të priten të gjithë që ta japin kontributin e tyre”, ka deklaruar Pajaziti.

Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa pjesëmarrjen e opozitës, sepse ka të bëjë me organizimin e jetës politike në vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.