FIDANISHTJA

Reforma në sistemin gjyqësor, Kurti paralajmëron fillimin e Vettingut dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për media ka njoftuar për fillimin e reformës siç e quajti ai substanciale në sistemin gjyqësor, Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kurti në një konferencë për media me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se rivlerësimin dhe verifikimin e aftësive të krerëve të pushtetit gjyqësor e prokurorial e nisin me mekanizmat e jashtëm të pavarur nga çdo ndërhyrje.

“Sot jam para jush për të prezantuar fillimin e reformës substanciale në sistemin gjyqësor, Vettingut dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme…. Të dy këto të vlerësuar lartë edhe nga Komisioni i Venecias që Qeverisë së Kosovës ia ka falur besimin e plotë për të jetësuar reformën e premtuar”, tha kryeministri.

Sipas tij, drejtësia dhe sundimi i ligjit janë shtylla të shtetit demokratik.

“…Programi ynë synon drejtësi… Është detyrë e jona që të veprojmë përmes reformave përmbajtjesore në dobi të sundimit të ligjit, pushtet të fuqishëm gjyqësor përmes prokurorëve energjik e gjyqtarëve të mençur”, tha ai.

UBT

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se të gjithë janë dëshmitar të njollosjes së shpeshtë të gjyqësorit nga vet gjyqtarë e prokurorë me veprime të pandërgjegjshme, të pamatura e të ndikuara politikisht.

“Gjyqësori i tillë sfidon shtetësinë…gjyqësor të atillë nuk duam”, tha ai.

Sipas tij, reformimi i gjyqësorit për brenda nën ndikimin e mekanizmave aktual e akterëve momental nuk është i mundur. “Këtë e kemi të konfirmuar edhe me opinionin e pranuara nga Komisioni i Venecias”, tha Kurti.

“Përderisa nuk ka dyshim që mekanizmat e ndërtuar kanë potencial të sigurojnë pavarësi, të njëjtën nuk mund ta bëjmë nën drejtimin e gjyqtarëve e prokurorëve, me dyshimin për mungesë etike, profesionalizmi e efikasiteti.

Prandaj rivlerësimi e verifikimin e aftësive të krerëve të pushtetit gjyqësor e prokurorial e nisim me mekanizmat e jashtëm të pavarur nga çdo ndërhyrje”, tha kryeministri, gjatë prezantimit të fillimit të reformës në sistemin gjyqësor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.