Mobi Casa

Reforma në gjyqësor në dëm të shqiptarëve të Luginës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Përfaqësuesit e gjykatës, prokurorisë, gjykatës për kundërvajtje dhe nga politika, në tryezën e mbajtur në Bujanoc kanë vlerësuar se reforma në gjyqësor nuk është në funksion të pakicave, sidomos shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

Gjyqësori për shqiptarët në Serbi, sipas pjesëmarrësve në tryezën e rrumbullakët, duhet edhe matej të reformohet, pasi ajo nuk i përmbush nevojat e pakicës.

Pjesëmarrësit, Shaip Kamberi-deputet popullor, Bojan Millenkoviq- kryetar i Gjykatës Themelore në Bujanoc, Burhanedin Shaipi-kryetar i Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë si dhe Nasip Rexhepi-përfaqësues nga Prokuroria Publike Themelore në Vranjë, gjatë diskutimeve kanë vlerësuar se çfarë situate mbretëron në gjyqësor.

Në këtë tryezë u propozuan edhe ide, sidomos në rast se kryerjes së ndonjë rekonstruksioni për të kursyer mjete.

FIDANISHTJA

Deputeti Shaip Kamberi, duke mos qenë i kënaqur me reformën në gjyqësor që ka dëmtuar banorët shqiptar të Luginës, propozoi që Bujanoci, nëse kemi rekonstruim për shkak të shkurtimit të mjeteve, të ketë Gjykatën Themelore që do të jenë në shërbim edhe të Preshevës, ndërsa Presheva Gjykatën për Kundërvajtje që do të ishte në funksion edhe të qytetarëve të Komunës së Bujanocit.

Për momentin, Bujanoci ka Gjykatën Themelore dha ajo është në shërbim vetëm të banorëve të kësaj komune, ndërsa për lëndët e preshevarëve është përgjegjëse Gjykata Themelore në Vranjë.

Situatë të njëjtë kanë edhe bujanocasit kur është fjala për Gjykatën për Kundërvajtje e cila është në Preshevë. Ajo është në shërbim vetëm të qytetarëve të kësaj komune, derisa Bujanoci nuk ka një të tillë, andaj banorët e kësaj komune detyrohen të paraqiten në gjykatën e Vranjës.

Tryeza “Gjyqësori në komunat Bujanoc dhe Preshevë”, e mbajtur të premten në hapësirat e OSBE-së në Bujanoc, u organizua nga e përjavshmja “Vranjske” në mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.