ARKATANA

Reforma në arsim do të fillojë të implementohet më 2 shtator

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Qëndron Kastrati – Reforma në arsim do të realizohet gjatë këtij mandati qeverisës. Implementimi do të ndodhë i ndarë në faza. Këtë shtator do të fillojmë me shkollat “Fan S. Noli”, “Dëshmorët e Kombit”, “Hasan Prishtina”, “7 shtatori”, “Idriz Seferi” dhe “Nuhi Berisha”. Këto shkolla janë mostër reprezentative duke përfshirë një fshat me numër të madh të nxënësve si Busavata, fshatra me numër të mesëm të nxënësve, si Krileva dhe Strezoci, si dhe Tugjeci si fshat me numër më të vogël të nxënësve.

Fillimi i vitit të ri shkollor 2019/2020 në Kamenicë do të përcillet me procesin e riorganizimit të shkollave. Pas hulumtimit të gjendjes në terren për më shumë se një vit; konsultimit me dhjetëra profesionistë të fushës në Kosovë, Shqipëri, e më gjerë; dhe sidomos për shkak të fëmijëve të cilët janë fokusi ynë kryesor, ne jemi të bindur që riorganizimi i shkollave është i domosdoshëm.

Riorganizimi vjen si rezultat i ndryshimeve demografike që tashmë kanë ndodhur. Kamenica sot ka 40% më pak nxënës sesa në vitin 2011. Në më shumë se gjysmën e shkollave në Kamenicë, klasa e parë i ka më pak se 5 nxënës. 19 nxënës e kanë vetëm një shok klase dhe 25 të tjerë nuk e kanë ASNJË shok klase. Unë si Kryetar Komune nuk mund të mos veproj për ta ndryshuar këtë situatë. E kam obligim moral, por edhe ligjor të mendoj për të mirën e brezave të ardhshëm, pavarësisht pasojave në popullaritetin tim, apo të tjera.

Nuk e kemi besuar, por e kemi pritur keqpërdorimin e kësaj çështjeje nga partitë politike, ndonëse në takime private e mbështesnin dhe lavdëronin reformën. Si politikan, e kuptoj tendencën për votëzim të çdo shanse, mirëpo filozofia e mirëfilltë e politikëbërjes kërkon që raste të caktuara të cilat e ndikojnë drejtpërdrejt qytetarin të mos kalkulohen politikisht. Keqpërdorimi i nevojave dhe situatës së mësimdhënësve të cilët që nga paslufta janë trajtuar vetëm si klientelë është tejet brengosës.

UBT

Me gjithë insistimin tonë për dialog, duke prezantuar para tyre një platformë të rëndësishme për të ardhmen e mësimdhënësve si kolektiv, SBASHK ishte totalisht irracional. Kjo organizatë nuk mund të shohë përtej grevës si qëllim, mjet, ide, arsye, e pasojë. E ne mendojmë që arsimi në përgjithësi, por edhe nevojat e mësimdhënësve në veçanti janë të shumta, mjetet e dialogut poashtu janë të ndryshme, dhe racionaliteti është mënyra e vetme për të arritë qëllimin e përbashkët për kualitet më të lartë në arsim.
Unë e kuptoj rëndësinë e përfaqësimit të qytetarëve dhe gjithëpërfshirjes. Për këtë arsye kam kërkuar referendum. Për këtë arsye kam shkuar në çdo lokalitet për ta prezantuar idenë. Pavarësisht situatës së krijuar dhe nxitur nga partitë politike. I kemi dëgjuar qytetarët dhe sot po e bëjmë ashtu siç ka kërkuar shumica dërrmuese.

Reforma në arsim do të realizohet gjatë këtij mandati qeverisës. Implementimi do të ndodhë i ndarë në faza. Këtë shtator do të fillojmë me shkollat “Fan S. Noli”, “Dëshmorët e Kombit”, “Hasan Prishtina”, “7 shtatori”, “Idriz Seferi” dhe “Nuhi Berisha”.

Këto shkolla janë mostër reprezentative duke përfshirë një fshat me numër të madh të nxënësve si Busavata, fshatra me numër të mesëm të nxënësve, si Krileva dhe Strezoci, si dhe Tugjeci si fshat me numër më të vogël të nxënësve.

Transporti i nxënësve do të fillojë menjëherë dhe për detajet e tjera do të informojmë grupet e përfshira në vazhdimësi. Reforma do të realizohet e plotë, jo sepse e kam iniciuar apo është interes imi personal, përkundrazi. Reformën e kërkon situata, dhe është e domosdoshme për nxënësin e Kamenicës. Kjo ka qenë pika e përbashkët me qytetarët dhe unë e respektoj këtë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.