RCCOLA

Reforma ndryshon Kushtetutën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

PDK’ja dhe LDK’ja janë pajtuar që të ndryshohet edhe Kushtetuta në ato nene që kanë të bëjnë me ecjen e reformës zgjedhore. Por, ende nuk dihet se sa zona zgjedhore do t’i ketë Kosova, a do të shkohet me lista të hapura apo të mbyllura dhe cila do të jetë përbërja e KQZ’së. Gjithçka është në dorën e liderëve politikë.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ndarë zbatimin e reformës zgjedhore nga ajo kushtetuese që ka të bëjë me zgjedhjen dhe kompetencat e Presidentit.

Tash, partia e Isa Mustafës po pajtohet për të ecur reforma zgjedhore përpara, duke e ndryshuar edhe Kushtetutën vetëm në ato nene që kanë të bëjnë me zonat zgjedhore, listat zgjedhore dhe përbërjen e KQZ’në.

Fundamenti

Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova ka thënë se pozicioni i partisë së tij është që reforma të ecë përpara edhe duke e ndryshuar Kushtetutën.

“Reforma zgjedhore duhet të bëhet, por paraprakisht duhet të bëhen ndryshime edhe në Kushtetutë. Temat dhe listat, zonat janë të vendosura në Kushtetutë dhe na detyron të bëjmë ndryshime kushtetuese”, ka thënë Rugova, të dielën, për Express.