Refik Shala kërkon të anulohet Kuvendi i OVL-së në Gjilan, thotë se pati parregullsi
Gjilan – Bëj apel dhe kërkojë që Niveli Qendror i OVL në Prishtinë t`i shqyrtoj këto parregullsi dhe të anuloj këtë Kuvend dhe se Udhëheqja e Komunës të mos e njohë këtë kryesi të dalur nga ky kuvend me tendenca dhe motive politike thotë Refik Shala.
Refik Shala i njohur si komandant “Gjilani” ka shfaqur pakënaqësi të shumta rreth mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të OVL-së së Gjilanit.
Sipas tij këtë Kuvend e kanë përshkruar parregullsi të shumta dhe këkron që ky Kuvend të anulohet nga niveli qendror.
Sipas tij me datën 11.06.2016 u mbajt Kuvendi zgjedhor i OVL së Gjilanit për zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesisë së Shoqatës së Veteranëve. Me 11.06 2016 ishin prezent 254 veteran nga Gjilani, Presheva dhe Maqedonia edhe pse shumë të pa njohur dhe Veteran të pa kanun fare. Me këtë rast u zgjodh Kryesia e punës dhe mbledhja u shty për datë 12.06.2016 çka u shfrytëzua të bëhen edhe përgatiten skenarë për kandidim. Me 12.06.2016 ora 12.00 filloi punën kuvendi duke u thirrur një nga një për prezencën dhe numri i veteranëve pjesëmarrës ishte 156 veteran nga 474 sa janë të verifikuar si veteran.
Me këtë shihet se vet prezenca nuk ishte as gjysma për të vazhduar. Pasi u bënë propozimet për këshill Kryesuesi del dhe thotë se ata që janë aktivista apo lider dhe deputet këshilltar të partive nuk kanë drejt të jenë kandidat për kryetar çka mu drejtua mua se me këtë se pata për ju. Duke harruar që vet kandidati që gjoja fitoi këtë garë është aktivist i PDK-së.
Së pari Statusi dhe rregullorja nuk parashohin ndalesë për këtë çka u tha. Së dyti Kuvendi zgjodhi direkt kryetarin e Shoqatës çka thyhet rregullorja dhe nuk ka të drejt të bëhet në këtë mënyrë.
Së treti votimi u bë jo në rregull dhe votuan edhe nga dy e tri herë dhe numri i votave del më shumë se numri prezent në sall. Dhe se fundit nga 474 Veteran morën pjesë 156 e kjo ishte një cenim dhe injorim i së drejtës së thirrur në vlera dhe ekskluziv motiv politik.
Me këtë bej apel që Niveli Qendror i OVL në Prishtinë t`i shqyrtoj këto parregullsi dhe anuloj këtë Kuvend dhe se Udhëheqja e Komunës të mos e njohë këtë kryesi të dalur nga ky kuvend me tendenca dhe motive politike tha Refik Shala./rajonipress/


