Refik Latifaj me aktakuzë të ngritur pritet të dali pata trupit gjykues
Gjilan – Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, Refik Latifaj dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Gjykimi ndaj Latifajt pritet të filloj shumë shpejt pasiqë tani është caktuar edhe kryetari i trupit gjykues Ilmi Dalipi.
Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, Departamenti për krime të rënda thuhet se Refik Latifaj nga fshati Hogosht, Komuna e Kamenicës, magjistër i shkencave teknike me profesion gjeolog përgjegjës i Inspektoratit në Komunën e Kamenicës, dyshohet se gjatë periudhës kohore 2013/2014, në cilësinë e personit zyrtarë – Shefit të Inspeksionit Komunal në Komunën e Kamenicës, me qëllim që vetit apo tjetrit të i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore, në vazhdimësi, ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar duke ndihmuar në forma të ndryshme Kompanitë që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorrit edhe atë: SHPK “Imrani Komerce’ , “Xhelali Trans” ‘Besi Com”, “Agi Dani”, “Koni Company”, “Krileva Com” etj, në këtë Komunë, duke iu dhënë instruksione për eksplatim ilegal, të rërës dhe zhavorrit e duke i udhëzuar që këto Kompani të pajisen me dokumente fiktive doganore si mbulesë për veprimtaritë e tyre ilegale, e të cilat veprimtari janë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me nr 02/46, të dt. 02.11.2011, i cili vendim ndalon në tërësi eksploatimin e materieve inerte nga shtretërit, brigjet dhe hapësirat përreth lumenjve në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas aktakuzës Latifaj ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”./rajonipress/


