Refik Hasani jep dorëheqje nga posti i kryetarit të nëndegës në Lagjen “Zabel”

Gjilan – Refik Hasani ka thënë se dorëheqja e tij vije për shkak të pakënaqësive të mëdha mbi zhvillimet e fundit e veçmas që nga mbajtja e Kuvendit të fundit zgjedhor në Nëndegë dhe atë të Degës.
Në arsyetimin e dorëheqjes së Refik Hasanit thuhet se ne, si nëndega më e fuqishmja, më e organizuara, me aktivja në kuadër të degës dhe më gjerë, që kemi bërë aktivitete nga më të ndryshmet dhe të vazhdueshme që nga fillimi jo që nuk u shpërblyem me investime në Lagje, apo sistemim të ndonjë aktivisti të seksioneve e anëtarë të Kryesisë së Nëndegës sonë përkundrazi u lamë anash, u anashkaluam, u injorua Lagja dhe u harruan të mirat që solli për PDK pikërisht kjo lagje.
“Kjo dorëheqje vjen, pasi asnjëherë nuk është bërë analizë reale në seleksionimin, zgjedhjen dhe emërimin e kuadrove në nivel të degës dhe që asnjëherë nuk u përfaqësua Gjilani e Anamorava si duhet. Ne japim dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Nëndegës XXIII, edhe pse ishim bashkëthemelues që nga fillimi dhe Kryetar i Nëndegë qe tri mandate të plota. Po ashtu nga aspekti edhe moral e japim këtë dorëheqje” ka thënë Hasani.
Hasnai ka shtuar se si Lagje kontribuuam të heqim moçalin dhe Dinosaurin që kërcënonte qytetin e Gjilanit, ku përmes shumë aktiviteteve u eliminua kundërmimi dhe mushkonjat. Tani qyteti i ynë nuk ka rrezik për ndonjë epidemi kurse si kundërshpërblim morëm mbetja e Lagjes pa kurrfarë investimi konkretë dhe tani i përngjan një fshati tipik rural.
Ne, ju kujtojmë që edhe më herët edhe si Këshilltar Komunal kemi paraqitur dhjetëra e qindra kërkesa, ankesa, por edhe u munduam të ishim zëri i shumicës, siç shihet në shkrimin në vijim “Viti 2013, le të jetë viti i investimeve në Lagjen e Zabelit”.
Ne të gjithë jemi të prekur e mllefosur nga ky mos investim në Lagje, prandaj si pasoj dhe këtu e ka zanafillën dhe këtu duhet kërkuar edhe dorëheqjen ton thuhet në arsyetimin e Hasanit./rajonipress/