Referimi mashtrues i kryeministrit Kurti në raportin e GIATOC-it

Nga Hisen Berisha – Duke shpërfaqur sindromën e mashtrimit si patologji, kryeministri iu drejtua qytetarëve me thirrje patetike për votim masiv edhe të një mashtrimi që megjithatë nuk e ka peshën e rrezikut që kishte mashtrimi i madh në zgjedhjet nacionale të 17 shkurtit.

Është legjitimime t’i drejtohesh elektoratit partiak, që ta votojë ofertën elektorale nëse ata e besojnë.

Por, kjo e tanishmja tregon se mashtrimi si doktrinë politike e kryetarit të LV-së, është standard që e ka qëllim politik.

Krahas, shpërfaqjes së dëshpërimit për leximin, që tashmë këtij mashtrimi i kanë bërë qytetarët rezident në Kosovë dhe diasporë..

Por, kulmi i mashtrimit elektoral që po provohet tani në këtë thirrje të kryetarit të LV-së, është referimi raporti të “Global Initiative Against Transnational Organized Crime (GIATOC)”, e cila nuk e nxjerrë keq Kosovën, sa i përket intensifikimit të luftës ligjore ndaj kësaj dukurie.

Raporti në fjalë, i cili u publikua në vitin 2021 është i përgatitur për vitin rendës 2020.

Prandaj, kjo tendencë e kryeministrit për t’iu referuar këtij raporti të vitit rendës, (ku çdo gjetje është rezultat i qeverisjeve të kaluara) dhe të ia faturoj si rezultat qeverisjes së tij mbi gjashtë mujore, nga shkurti 2021, është për tu parë me shqetësim dhe kritikuar me gjuhë institucionale, në institucione të qeverisjes dhe ligjvënies.

Pas sinjalizimit inteligjent nga PUN në Kosovë u arrestua grupi i dyshuar e supozuar për organizim terrorist, të gjithë të afërt me LV-në dhe Osama Atallajn, mik i ngushtë dhe mbështetës në fushata elektorale dhe aktivitete politike të vet liderit të LV-së, z. Kurti.

Në vazhdën e kësaj, vendimi i MPB nr. 01/0812 – 2, të dt. 12.10,2021 për kalimin e fshatrave Suhodoll, Gushavc, Vinarc i Epërm, Vinarc i Poshtëm dhe Vidimiriq, nga menaxhimi dhe përgjegjësia e Stacionit Policor të Mitrovicës Veriore në atë Jugore”, me çka ministri Sveçla, përligjë segregacionin e pjesës veriore të vendit, mbi parimin etnik.

Policia e Kosovës është në shërbim të gjithë qytetarëve pavarësisht etnisë.

Shto kësaj dhe aksionin policor të 13 tetorit që konfirmojnë shumëdimensionalisht dëmin institucional, shkeljen e kushtetutshmërisë në vend dhe devalvimin e autoritetit të institucionit të sigurisë, rendit dhe ligjit në vend. Ky dëm shkon deri aty sa pas kryerjes së detyrës, detyrohet të tërhiqet nga vendi i krimit, pas të shtënave me armë, hedhja e granatave dhe gazit lotsjellës, që pa e bërë ekzaminim të vendit të ngjarjes është dorëzim para kriminelëve.

Kjo sjellje institucionale qon te pyetja se, a po e detyron politika policinë me bë “filma” duke vu në rrezik jetët e tyre dhe integritetin politik të shtetit, për vota. Kjo e legjitimon kërkesen politike për dorëheqjen gjegjësisht shkarkimin e ministrit Sveçla. Por, të njëjtin fat duhet ta ketë edhe ministri tjetër i qeverisë Kurti, që me deklarata të pa matura të propagandës panserbe, tërhoqi paralele në mes diskriminimit pozitiv që jetojnë serbet kosovar, si “natë e kristaltë”. Kjo duhet lexuar si tendencë që tashmë është e njohur si politikë zyrtare serbe, për ta minimizuar Holokaustin ndaj popullit hebre.

Atëherë, ku është bazua kjo propagandë mashtrimi?!

Në shkarkim emërimet militanteske që po e partiakizojnë dhe administratën shtetërore që mëton të jet profesionale?!

Këtë tendencë duhet ta lexojnë edhe qytetarët e Kosovës, si patologji e kryetarit të LVV për të mashtruar qytetarët.

Që nga fillimi i sesionit vjeshtor të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk janë mbajtur as tre seanca të rregullta, se për të jashtëzakonshme as që bëhet fjalë edhe kur vihet në rrezik identiteti territorial as politik i vendit.

Regjisura e skenarit me tabelat e makinave në pikë kalimet kufitare Kosovë – Serbi, po nxjerrë mushkën pikërisht atje ku e kisha shfaqur friken, kthimin e qeriut të vendit nën një protektorat ndërkombëtar, si dhe vënien para detyrimit nga ana e Serbisë dhe ndërmjetësuesve të BE, të Kosovës që të implementojnë asociacionin, si sfidën tjetër të integritetit territorial dhe politik të vendit. I ndodhur para sfidave të mbylljes së procesit politik në Bruksel, gabimit me reformatimin e bisedimeve, kthimi në “rishqyrtimin e të gjitha marrëveshjeve të deritanishme” duke u shmangur kështu nga marrëveshja finale “All in one” agjendë e Uashingtonit, z. Kurti po shkon drejt vetrrëzimit si qeveri.

Gjendja e përgjithshme sociale sa po vjen e rendohet, me ngritjen e çmimeve të të gjitha asortimenteve që ndikojnë jetën e qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Hallet në politikën e jashtme sa vijnë e i shtohen Kosovës, e për marrëveshjen finale as që ka ndonjë dritë në fund të tunelit. Kurse Serbia gjegjësisht përfaqësuesi i saj në dialogun e Brukselit dhe presidenti serb, nga Brionet në Berdo të Sllovenisë nga takimi i ndërmjetësuar nga kancelarja gjermane Merkel, deklarojnë se tema e radhës në bisedimet me Prishtinën do të jetë implementimi i Asociacionit. Ndërkohë edhe çergashi Vulin, nuk kursehet të shpërfaqë tendencat hegjemoniste serbe në rajon.

Por, ajo që e vë Kosovën në objektiv të pasigurisë nga hegjemonia serbo-ruse në rajon, është qëndrimi refuzues i qeverisë Kurti 2 për implementimin e zotimeve që dalin nga Marrëveshja e Uashingtonit, në kontekst të kësaj projekteve për Ibrin, Trepçën dhe Projektin e Gasit amerikan me qendër rafineruese në Greqi.

Ky refuzim i projektit të Sfidës së Mileniumit apo MCC, është tregues i orientimit të papjekur politik dhe strategjik të Kosovës nga Qeveria aktuale, revanshit i cili do të ketë të njëjtën kosto siç atëherë kur refuzoi donacionin qindra milionësh për Kosovën dhe që rezultojë me rënien e qeverisë Kurti1.

Ky refuzimi nuk cenon vetëm situatën jostabile energjetike në vend, në aspektin e industrisë por edhe të jetëve të qytetarëve. Askush, po mendon se mungesa e diversitetit burimor të energjisë në vend është faktor që rrezikon jo vetëm jetët e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit por edhe sigurinë nacionale.

Ky gjashtëmujor qeverisës me plot skandale në dëm të politikës së jashtme dhe asaj të brendshme zhvillimore, si dhe sigurisë së brendshme, imponon nevojën e një qeverie teknike, tranzicionale që do i përmbyllë temat e hapura në rrugën përpara.

Prandaj, edhe shtyrja e seancave të Kuvendit të Kosovës deri pas zgjedhjeve lokale pra më 19 tetor, u bë pikërisht që të pamundësoj debatin në këto tema, nga frika e rënies së përkrahjes në votimet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, të cilën tani më po e lexon kombinatura e partive që qeverisin me vendin me episode dhe shumë skandale politike, ekonomike, social dhe të sigurisë që nga tetori 2019.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS