GRANDEMALL

Referendumi për azilin, përçan të majtën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pozita e azilkërkuesve, pas referendumit do të përkeqësohet, ka thënë Levrat, duke kundërshtuar iniciativën nga e majta

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Christian Levrat e konsideron të dëmshëm referendumin e paralajmëruar nga qarqet e majta kundër ligjit të ashpërsuar të azilit. Pozicioni i azilkërkuesve, në rast të humbjes në referendum (që sipas tij është e pritshme) vetëm sa do të përkeqësohet , ka thënë Levrat në një debat të zhvilluar në radion zvicerane DRS.

Kjo do të bëhet aq më tepër pasi që ende janë në procedurë ndryshime të tjera të ligjit të azilit, që shkojnë drejt ashpërsimit.

Seksione të ndryshme të partisë së tij janë vënë në mbështetje të referendumit, duke u pozicionuar kështu kundër udhëheqjes së partisë. Ato tashmë kanë filluar grumbullimin e nënshkrimeve për iniciativën e kundërshtimit të ligjit të azilit.

Fundamenti

Ligji i reviduar i azilit tashmë është në fuqi, për shkakun se parlamenti e kishte shpallur atë si ligj emergjent.

Rregullimi i ri i mundëson federatës që azilkërkuesit t`i vendosë në një qendër të përbashkët, në rast se e rrezikojnë rendin publik ose punën e një qendre të azilit.

Ndër risitë e ligjit të ri është edhe ndalimi i kërkimit të azilit në përfaqësitë diplomatike të Zvicrës jashtë vendit dhe mosnjohja e statusit të refugjatit personave që kanë dezertuar nga ushtria.

Referendumin kundër ligjit të ashpërsuar të azilit e kanë ndërmarrë organizatat e migrantëve bashkë me të gjelbrit dhe organizata të ndryshme majtiste.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.