Referendumi historik: Britanikët vendosin për largim nga Bashkimi Europian
Mediat kryesore kanë njoftuar se britanikët kanë votuar ne favor të largimit nga Bashkimi Europian.
BBC ka njoftuar se në favor të daljes nga BE kanë votuar 52 përqind ndërsa 48 përqind e votuesve kanë kundërshtuar Brex’itin.
Londra dhe Skocia sipas BBC ka votuar në favor të mbetjes në BE por rezultate të dobëta janë shënuar në Veri të Anglisë.
Po ashtu votuesit në Uells e kanë mbështetur masivisht largimin nga blloku.


