RCCOLA

Referendumi duhet të bëhet kategori Kushtetuese, qytetarët të vendosin për marrëveshjen me Serbinë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Njohësit e çështjeve politike ne vend po kërkojnë që referendumi të bëhet kategori Kushtetuese. Sipas tyre ky mekanizëm Kushtetuese do të mund të përdorej nga Qeveria edhe për marrëveshjen me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ata u shprehen se mospërfshirja e referendumit në Kushtetutën e vendit është problem, që sipas tyre është bërë me qëllim.

Profesori universitar Milazimi Krasniqi, tha se nëse jetësohet Asociacioni, Kosova do të kishte pasoja të mëdha, prandaj sipas tij, referendumin nuk do të duhet që të përjashtohet si një mundësi.

Krejt kjo sipas Krasniqit, nëse Kosova kushtëzohet nga Bashkimi Evropian në këtë çështje.

Eco Higjiena

“Në një rast tjetër e kam thënë që në instancë të fundit duhet që Qeveria të kërkojë hapësira të tjera nëse i ngushtohet hapësira nga Bashkimi Evropian dhe në këtë aspekt edhe referendumi është njëra nga metodat. Sepse pavarësisht se si do të zgjidhet kjo çështje Kosova do të jetojë me pasojat e Asociacionit, sepse ai shndërrohet në një entitet ndërkombëtarisht të pranuar dhe si i tillë a mund të ketë kapacitete dhe legjitimitete për të bllokuar Pavarësinë e Kosovës. Prandaj në këtë aspekt referendumin nuk do të duhet që të përjashtohet si mundësi”, tha ai.

Krasniqi tha se mospërfrirja e referendumit në Kushtetutën e Kosovës është bërë me “sherr”, sepse Kosova është bërë shtet pa elemente të mirëfillta të sovranitetit.“Sa unë e di që në Kushtetutën tonë nuk është referendumi si mekanizëm dhe kjo është bërë me sherr që nga fillimi sepse një farë mënyre Kosova është bërë shtet pa elemente të mirëfillta të sovranitetit dhe ne i vuajmë pasojat e një zgjedhje të tillë”, tha ai për EO.

Analisti politik, Albinot Maloku, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se si pasojë e rrethanave politike, referendumi nuk është futur në kuadër të Kushtetutës së vendit.“Republika e Kosovës në Kushtetutën e saj nuk e ka referendumin si kategori të vetën dhe ky është një problem që nuk do të duhej të ishte. Mirëpo si pasoj e rrethanave politike siç është procesi i planit Ahtisarit që nuk e parasheh këtë pastaj edhe Kushtetuat e vendit, kjo kategori Kushtetuese nuk është ekzistonte ajo do të duhej që të ishte”, tha ai.

Ai shtoi që lidershqipi politik do të duhej që të interesohej që t’i shikoj mundësitë që ta jetësojë këtë çështje.“Lidershqipi politik në Kosovë do të bëjë interesim dhe mënyrën se si ta bëjë, ta jetësoj këtë kategori Kushtetuese e cila do ti jepte mundësi qytetarëve të deklaroheshin për situata dhe për interesit që do të lidheshin më ta”, tha ai.