UBT

Reeker thotë se SHBA-ja mbështetë Lajçakun në punën e tij, rikujton se emisari i BE-së bashkëpunon me Palmer

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ushtruesi i detyrës së zëvendës ndihmës sekretari për Evropën dhe Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip T. Reeker ka thënë se ShBA-ja e përkrah Emisarin e BE-së Miroslav Lajçak dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Diplomati amerikan tha se dy palët janë larg nga njëra-tjetra dhe se dialogu është mënyra për të bashkuar dallimet.

Reeker nga “Forumi i Prespës” që po mbahet në Ohër tha se ShBA-ja përkrah Emisarin Special për dialogun, Miroslav Lajçak që sipas bashkëpunon edhe me Zëvendësndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

GRANDEMALL

Reeker tha në këtë forum se Lajçak dhe Palmer ishin në Prishtinë dhe Beograd për të koordinuar aktivitetet.

“Ne kemi inkurajuar si Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë negociatat me seriozitet dhe urgjencë dhe ne i mirëpresim bisedimet e nivelit të lartë,” tha Reeker në një panel ku morën pjesë Presidenti i Malit të Zi Milo Djukanovic, Presidenti Slloven Borut Pahor dhe Johannes Hahn./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.