HW

Reeker: SHBA e gatshme të përfshihet në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker tha se SHBA-ja është e gatshme për t’u angazhuar në një proces të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por se është e nevojshme që të dyja palët së bashku të vendosin se ata janë të gatshëm që t’i kthehen dialogut. Reeker për VOA tha se ai diskutoi për këtë me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, për shkak se Shtetet e Bashkuara duan të shohin ndryshime, transmeton zeri.info

“Por ne nuk mund ta bëjmë këtë në vend të juve. Kosova dhe Serbia duhet të vendosin së bashku rreth gatishmërisë së tyre për t’u kthyer në dialog. Ne punojmë ngushtë me partnerët në BE. Unë kam qenë i përfshirë në fazat e hershme të dialogut që çuan në marrëveshjen e Brukselit, e cila unë mendoj se ka bërë një ndryshim të madh në funksionimin e jetës, krijimin e ritmit dhe reduktimin e tensioneve në rajon në pesë vitet e fundit”, tha Reeker.

Uji Dea

Aktualisht, zyrtari më i lartë në Departamentin e Shtetit i cili është përgjegjës për Ballkanin tha se beson se në të dy anët “ekziston vullneti” për të gjetur një zgjidhje dhe kështu të kontribuojnë në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

“I inkurajoj Kosovën dhe Serbinë të gjejnë një mënyrë dhe të kthehet në negociata, dhe do të kenë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve tanë në Evropë që përmes dialogut të arrijnë në një marrëveshje përfundimtare. E di që mund ta bëjnë këtë”, tha Reeker për Këshillin Atlantik në Uashington./Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.