Reeker e quan Vetëvendosjen palaço

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimi i saj mundëson relaksimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit amerikan, Philip T. Reeker, duke komentuar veprimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se palaçot duhet të din se ato veprime nuk janë të mira për vendin.

Reeker, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës, për arritjen e marrëveshjes dhe fillimin e zbatimit të saj. Ndërsa ka pohuar se kjo marrëveshje Kosovën e dërgon drejt BE-së, raporton KosovaPress.

“Kemi parë një përparim të madh këto javët e fundit në rajon. Dua të përgëzoj për arritjen e marrëveshjes dhe fillimin e zbatimit. Ratifikimi i marrëveshjes dërgon Kosovën drejt Evropës”, ka thënë ai.

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit amerikan, ka deklaruar po ashtu se Ligji për Amnisti ka dal nga dialogu në Bruksel dhe është i mirë për Kosovën, ndërsa ka dënuar sjelljen e partive që sipas tij, dëshirojnë të ushtrojnë dhunë ndaj Kuvendit.

Reeker ka folur edhe për zhvillimet në protestën e javës së kaluar.

Hidromorava

“Nuk kam agjendë personale. Unë jam diplomat, përfaqësoj sekretarin dhe presidentin. Ambasadorja Jacobson është përfaqësuesja personale e presidentit të SHBA-së në Republikën e Kosovës. Palaçot që duan të luajnë dhe që të jenë të dhunshëm, duhet të mendojnë dy herë se çfarë po i bëjnë pjesës tjetër të vendit. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të mendojnë rreth kësaj, sepse kjo sjellje është e papranueshme në shekullin 21 në Evropë dhe rajon”, ka thënë Reeker, raporton “Epoka e re”

Këto komente Rekeer i bëri gjatë takimit që pati me kryeministrin Hashim Thaçin. /Telegrafi/

————————————————————-
Pas takimit me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, ai ka thënë se Kosova dhe rajoni i Ballkanit kanë shënuar përparime në rrugën e integrimeve dhe vlerësoi se është me rëndësi pjesëmarrja e Kosovës në nismat rajonale dhe kontributi i saj në këto nisma.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka siguruar zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të zbatuar përgjegjësitë që u takojnë në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ajo ka deklaruar se pas shpalljes së datës së zgjedhjeve për 3 nëntor të këtij viti, në gjithë territorin e Kosovës, njëkohësisht, është dhënë një mesazh i mirë për të gjithë qytetarët dhe vlerësoi se tani duhen përgatitje të mira për të pasur zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është shndërruar në një faktor të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti dhe përfshirja e saj në të gjitha nismat rajonale, në mënyrë të barabartë me pjesëmarrësit e tjerë, do të mundësojë dhënien e kontributit për çështjet e përbashkëta dhe hap një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet shteteve të rajonit. /Telegrafi/