Reduktoni gazrat dhe fryrjet me ilaçe shtëpiake

Gazrat janë pjesë natyrale e procesit të tretjes, por kur kjo del përtej kufirit, fryrjet dhe gazrat e pakontrolluara zakonisht ju poshtërojnë. Janë shumë faktorë që ndikojnë në një gjendje si kjo, përfshirë ushqimet pikante, alkooli dhe mospërtypja e mjaftueshme e ushqimit. Në vijim ju paraqesim ushqimet që e luftojnë një gjendje si kjo.
UTHULLA E MOLLËS
Uthulla e mollës është një nga opsionet më të mira kur bëhet fjalë në trajtimin e gazrave. Jo vetëm ndaj kësaj, por uthulla e mollës është efektive kundër tretjes jo të mirë. Vetëm shtoni dy lugë uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe e lini të ftohet. E pini si ilaç natyral kundër gazrave dhe fryrjeve.
QIMNONI
Sasia e tepërt e gazrave në trup nxit fryrje në stomak. Ilaçi i mirë për këtë gjendje janë disa fara të qimnonit. Qimnoni është përdorur me shekuj kundër problemeve të tretjes, sidomos te gazrat. Përtypni disa fara të qimnonit kur të ndjeni se stomaku juaj është mbushur me gazra.
SODA E BUKËS DHE LIMONI
Një tjetër ilaç shtëpiak që është efektiv në luftimin e fryrjeve dhe gazrave është kombinimi i sodës së bukës me limon. Shtoni lëngun e limonit në një gotë dhe hidhni pak sodë të bukës. Përzierjen e pini ngadalë, në mënyrë që të hiqni dhe të liroheni nga gazrat dhe fryrjet.
KUNGULLI
Një nga arsyet përse keni gazra është tretja jo e mirë. Ushqimet e pasura me shumë fibra mund të jenë shkasi i fryrjeve, sepse nuk janë të lehta për t’u tretur. Kur të ndodhë kjo, bakteret që shkëmbejnë fibrat krijojnë gazra. Konsumimi i kungullit redukton këtë gjendje në masë të madhe.
KANELLA
Kanella është një tjetër ilaç natyral kundër gazrave dhe fryrjeve në stomak. Vetëm nevojitet që të shtoni gjysmë luge pluhur kanellë në një gotë me qumësht të ngrohtë. Mund të shtoni dhe pak mjaltë. Po ashtu, mund të përgatisni çaj me kanellë për t’i lehtësuar fryrjet dhe gazrat.
(Kosova Sot)