Reduktimet e tmerrshme të rrymës, Kurti i ka parë raportet pas kthimit në Kosovë: Po bëjmë çmos t’i ndalim

/ 2 minuta lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke bërë gjithçka që të ndërprehen reduktimet e energjisë elektrike.

Gjatë një konference për media, kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se blloku b2 i termocentralit “Kosova B” është në remontë dhe pritet të përfundojë shpejtë.

“Aryseja pse është në remontë është që të minimizohen gjasat për avaritje të hirit”, ka thënë Kurti

Ai ka thënë se “Termocentralit Kosova A i ka njësitet e vjetra 60 vjet e Kosova B, 40 vjet”.

“E paramendojeni një avari tjetër”, ka thënë Kurti, teksa tregonte sesa të vjetra janë njësitet që prodhojnë rrymë.

Ai po ashtu ka thënë se gjatë dimrit do të shtohet kërkesa për energji elektrike për shkak të temperaturave më të ulëta

“Në ditën kur kanë filluar reduktimet konsumi i energjisë ka qenë 240 kilovatë, më shumë sesa prodhimi. Ndërkaq çmimi ka qenë 430 euro për kilovatë. Importi është shumë i kushtetueshëm”, ka deklaruar Kurti.

Kurti po ashtu ka folur edhe për bashkëpunimin energjetik që Kosova e ka me Shqipërinë.

Mobi Casa

“Javën e kaluar kemi pasur një bashkëpunim të shtuar me Shqipërinë. Ky bashkëpunim ka mundësuar zbutjen e reduktimeve, megjithatë energjinë që mund ta marrim nga Shqipëria për fat të keq nuk e plotëson në tërësi mungesën tonë”, ka theksuar Kurti.

“Aktualisht të gjitha institucionet po bëjnë çmos që redaktimet të ndalen”, thotë kryeministri.

Ka treguar se Ministria e Ekonomisë e ka një listë për masat efiçente.

“Ministria e Ekonomiosë ka përpiluar një listë të masavë për efiçencë të energjisë dhe ngrohje, sidomos për familjet në nevojë. Zbatimi i këtyre do të fillojë së shpejti”, ka deklaruar Kurti.

Po ashtu ka treguar se ndër prioritetet kryesore e kanë edhe luftimin e vjedhjes së rrymës.

“Luftimi i rasteve të vjedhjes së rrymës dhe kursimi do të jenë dy pikat kritike për stabilizimin e kësaj gjendjeje”, ka thënë Kurti.

Për më tepër, Kurti tha se duhet të konsultoheni me Ministrinë e Ekonomisë, pasi ky dikastër është përgjegjëse për energjinë. /Express