RCCOLA

Reciprociteti për targa dhe dokumenta, Mustafi: Mbështesim çdo vendim që forcon shtetësinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në çështjen e targave dhe dokumentave të identifikimit ka nxitur reagime të mëdha në Beograd. Serbët në veri ndërkohë sot kanë kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës përmes vendosjes së disa pankartave, megjithatë MPB-ja ka vazhduar fushatën informuese për regjistrim me targa RKS të makinave që janë të regjistruara me targa ilegale “KM” “PZ” e të tjera.

Një vendim i tillë do të afektojë edhe shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, megjithatë pavarësisht kësaj nga atje thonë se shqiptarët e Luginës së Preshvës mbështesin secilin vendim që e forcon sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Kështu ka thënë në një prononcim për Gazetën Express, Ragmi Mustafi, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Eco Higjiena

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës mbështesin (pa dallim) çdo vendim që forcom sovranitetin dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafi për Express.

Qeveria e Kosovës gjithashtu ka njoftuar se nga data 1 gusht për një muaj, fillon periudha kur mund të regjistrohen me targa RKS të gjitha ato makina të cilat janë me targa ilegale./Express/