UBT

Reciprociteti me tabela, pas 29 shtatorit

/ 1 minutë lexim
HW

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se më 28 dhe 29 shtator në Bruksel do të diskutojnë me palën serbe për çështjet e Lëvizjes së Lirë, në veçanti për tabelat “Proba”, që po u vihen automjeteve të Republikës së Kosovës.

Sipas saj, pala kosovare do të këmbëngulë që të hiqen tabelat e tilla, për faktin se, siç thotë ajo, e prolongojnë lëvizjen e lirë, kanë kosto shtesë financiare dhe janë frustruese për qytetarët.

Eco Higjiena

“Serbia siç i ka njohur dokumentet shtetërore, letërnjoftimin, lejen e qarkullimit të veturave, policat e sigurimeve, që të gjitha të Republikës së Kosovës, duhet t’i njohë edhe targat RKS”, pohon Tahiri, duke shtuar se nëse pala tjetër do të vazhdojë t’i refuzojë tabelat RKS, atëherë, sipas saj, Qeverisë së Republikës së Kosovës s’i mbetet gjë tjetër veçse të përgjigjet me reciprocitet, përkatësisht t’i aplikojë tabelat “proba” për veturat me regjistrim të Serbisë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.