UBT

Reciprociteti i munguar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Nehat Hyseni – Çështja e parimit të reciprocifetit midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Serbi, përkatësisht në Luginën e Preshevës, është bërë pjesë e diskursit politik të shqiptarëve, por edhe është deklaruar si parim dhe kërkesë politike e të gjitha partive politike të Luginës. Gjithashtu, edhe Kuvendi i Kosovës në Rezolutën e miratuar më 6 qershor 2013 ka përcaktuar parimin e reciprocitetit, d.m.th. ato të drejta që u sigurohen serbëve të Kosovës, t’u sigurohen edhe shqiptarëve të Luginës.

Megjithatë, kjo Rezolutë ka mbetur vetëm një deklarim në letër dhe akoma nuk ka filluar realizimi i saj në asnjë pikë. Kurse, shqiptarët e Luginës nuk ishin pjesë e dialogut të Brukselit, midis kryeministrit Thaçi dhe Daçiq, me ndërmjetësimin e znj. Catherine Ashton, pra aty ku vendoset fati i statusit politik të serbëve të Kosovës.

Mungon gatishmëria e BE-së, por edhe e Qeverisë së Kosovës për t’i mbështetur shqiptarët e Luginës. Ky fakt është kuptuar me kohë nga shqiptarët e kësaj pjese të gjeografisë shqiptare, e cila ka mbetur e trishtuar dhe e pashpresë, duke u shpërngulur masovikisht dhe duke i lënë shkretë pronat dhe pasurinë e paluajtshme, si dhe vatrat e tyre stërgjyshore.

Boshatisja e trojeve të tyre është realitet i dhimbshëm që është duke ndodhur para syve tanë dhe botës “demokratike”. Prandaj, tani serbët e Bujanocit kërkojnë regjistrimin e shqiptarëve të Luginës me qëllim që të evidentohet edhe zyrtarisht zbrazja e këtyre trojeve nga shqiptarët.

Uji Dea

Formimi i Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë dhe zyrtarizimi eventual i tij me deklarimin e Asociacionit të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si “autonome”, ngjashëm me atë të serbëve të veriut të Kosovës, vështirë se do të realizohet, e aq më pak të funksiononte. Sepse, për këtë nuk ka mbështetje nga Qeveria e Kosovës, as e Shqipërisë dhe faktori ndërkombëtar.

Mbetet bindja se Plani sekret i Qeverisë së Serbisë, i miratuar në vitin 2002, po realizohet pa u penguar fare nga askush. Ndërsa, e kemi të vështirë ta kuptojmë “entuziazmin” e Qeverisë së Kosovës për ta ndihmuar Serbinë për ta marrë ftesën për anëtarësim në BE, pa e kushtëzuar fare me ndaljen e diskriminimit ndaj shqiptarëve të Luginës.

Neglizhenca dhe mosinteresimi i Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës e ka bërë të veten. Në vend që t’i ndihmojë ata, ashtu si bën Serbia me serbët e Kosovës, Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën kufitare prej 20 eurosh në javë, ose 1042 euro në vit, për një veturë. Dhe, jo vetëm kaq: për studentët shqiptarë të Luginës, Qeveria e Kosovës ka vendosur kuota (kufizime) diskriminuese ndaj tyre, duke e limituar dhe kufizuar të drejtën e tyre të lirë për t’u regjistruar të papenguar në cilindo fakultet që dëshirojnë të regjistrohen, ashtu si moshatarët e tyre kosovarë!

Mjerisht, si rezultat i rrethanave të përmendura, shqiptarët e Luginës së Preshevës i ka mbërthyer një zhgënjim dhe situatë e pashpresë, nga ndjenja se janë lënë anash dhe në mëshirën e fatit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.