Uji Dea

Receta shtëpiake që rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare njihen për faktin se janë të ‘heshtura’. Prandaj është shumë e rëndësishme të mbahen nën kontroll. Rregullimi i sheqerit në gjak dhe kolesterolit është esencial për parandalimin e sëmundjeve që i përmendëm më lart. Në këtë artikull do ta zbuloni si ta rregulloni këtë gjendje me një recetë të thjeshtë. Ky ilaç funksionon si masë përcjellëse për preparatet e tjera që lidhen me diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

ÇFARË ËSHTË DIABETI DHE ÇFARË E SHKAKTON?

Diabeti është sëmundje kronike që shfaqet në momentin kur pankreasi nuk funksionon si duhet kur prodhon insulinë. Insulina e ka funksionin për rregullimin e nivelit të sheqerit në trup. Mosrregullimi i kësaj gjendjeje shkakton ngritjen e sheqerit në gjak. Nëse diabeti nuk mbahet nën kontroll, mundet të dëmtojë disa organe apo sisteme të trupit.

PËRSE DUHET KUJDESUR PËR NIVELIN E KOLESTEROLIT?

ARKATANA

Mbajtja në suazat e normales nivelin e kolesterolit po ashtu është me shumë rëndësi për të pasur shëndet të mirë. Kolesteroli është një substancë në të gjitha qelizat të trupit dhe është e domosdoshme për funksionimin si duhet të trupit. Kur ka sasi të tepërt, atëherë përzihet me substancat e tjera duke shkaktuar trashjen e gjakut në enët e gjakut. Kur kjo ndodh, shfaqet një gjendje e quajtur arteroskleroza. Kjo më pas shkakton sëmundje të rrezikshme kardiovaskulare. Nëse dëshironi të reduktoni rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, kujdes se çfarë konsumoni. Shmangni qëndrimin e tepërt ulur, lëvizni për të përmirësuar cilësinë e jetës.

LËNGU I KUNGULLIT QË RREGULLON NIVELIN E SHEQERIT NË GJAK DHE KOLESTEROLIN

Përbërësit: ½ e gotës kungull (100 g); 1 gotë ujë (200 ml). Udhëzimet: Copëza të kungullit të papërpunuar i vendosni në blender, i përzieni me ujë derisa të keni një strukturë unike. Sasia e ujit që e përdorni mund të dallojë, rekomandohet një gotë ujë. Për rezultate më të mira lëngun duhet ta konsumoni për çdo ditë para kafjallit, për një muaj rresht. Rekomandohet mos t’i shtoni sheqer. Mund t’i shtoni pak mjaltë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.