Mobi Casa

Receta që parandalon kancerin dhe ul kolesterolin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Për këtë recetë të jashtëzakonshme ju nevojiten kërpudha të reja, lakër e freskët dhe mjaltë natyral bliri. Përse lakra?

Lakra është ushqim i preferuar për tryezën tonë. Por, a e keni ditur se është shumë efektiv dhe ilaç i lirë për shumë sëmundje? Njëqind gramë lakër e papërpunuar përmban 42 mg vitamina C. Shoqëri i bëjnë edhe vitamina A dhe acidi folik dhe mineralet: magnezi, hekuri, fosfori, kalciumi, kaliumi dhe natriumi. Ekzistojnë shumë lloje të lakrës, por më të njohurat janë lakra e kuqe dhe e bardha, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Më e shëndetshme është lakra e kuqe, madje shtatë herë më e shëndetshme sesa e bardha, ngase është e pasur me antocianinë. Lakra e papërpunuar, nëse konsumohet shpesh, ndihmon te anemia, pagjumësia, depresioni dhe ankthet. Lakra është e pasur me substancën kundër kancerit sinigrinë, që e lufton kancerin e prostatës, zorrëve dhe fshikëzës. Ndihmon kundër proceseve infektuese, si artriti dhe reuma. Te sëmundjet e mushkërive lëngu i lakrës është efektiv nëse e përzieni me mjaltë.

Efektet shëruese të lakrës: ndikon kundër kancerit, ndihmon humbjen në peshë, përmirëson tretjen, shëron të thatin në lukth, forcon imunitetin, pastron organizmin, zbut depresionin, përmirëson përqendrimin.

Pse mjalti i blirit?

Mjalti i blirit fitohet nga gjethet e blirit. Marrë parasysh se mjalti nga bliri nxit djersitjen, përdorimi i tij sugjerohet te ftohjet dhe gripi, dhe natyrisht për eliminimin e helmeve nga trupi. Mjalti i blirit sugjerohet te pengesat e organeve të frymëmarrjes dhe organeve të tretjes. Përshpejton metabolizmin, e sipas shijes ngjason me çajin e blirit. Ky lloj i mjaltit shton punën e zemrës dhe qarkullimin.

Pse kërpudhat?

Mobi Casa

Kërpudhat janë të pasura me proteina. Prej karbohidrateve në kërpudha më së shumti hasim glukan dhe pektinë, e nuk posedojnë sakarozë e as niseshte, kështu që janë ideale për të sëmurit me diabet. Nga vitaminat, kërpudhat janë burim me riboflavinë dhe niacinë.

Eliksiri bimor – receta:

Merrni 5 kërpudha. Duhet të jenë të freskëta. I pastroni me ujë të vluar. I futni në belnder dhe fitoni lëng. Po ashtu merrni një lakër të re dhe nxirrni lëngun. Përzieni lëngun nga kërpudhat dhe lakra dhe shtoni një lugë mjaltë bliri.

Konsumoni!

Çdo mëngjes në lukth të zbrazët hani gjysmë luge. Ilaçin nuk duhet t’jua jepni fëmijëve më të rinj se 7 vjeç. Ky ilaç shëron sëmundjet e zemrës, ul kolesterolin, mbron nga kanceri.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.