Receta për zgjim me plot energji

Këto receta u kanë ndihmuar shumë njerëzve që kanë vuajtur nga pagjumësia dhe të cilët për çdo mëngjes janë zgjuar të lodhur, me shumë pak energji. Nëse për çdo mëngjes zgjoheni të lodhur, atëherë gjithsesi provojeni përzierjen çudibërëse të cilën duhet ta vendosni nën gjuhë para se të flini. Në fakt, bëhet fjalë për përzierjen e mjaltit dhe kripës së Himalajës me ngjyrë roze.
Në mënyrë që organizmi të bëhet alkalik dhe që të përballet me sa më shumë sukses me sëmundjet që na sulmojnë, më së miri është që të përdoret kjo kripë e veçantë. Kur çrregullohet balanca e serotoninës në organizëm, vjen deri te depresioni dhe çrregullimet e tjera në sjellje, për shembull deri te çrregullimi i gjumit.
Serotonina është një substancë kimike neurotransmetuese që rregullon kontraksionet e muskujve, rregullon temperaturën e trupit, oreksin dhe dhimbjen, e drejton sjelljen tonë, shtypjen e gjakut dhe frymëmarrjen.
Receta:
I përzini pesë lugë të vogla me mjaltë me një lugë të vogël me kripë dhe e qitni në një kavanoz. Çdo mbrëmje para fjetjes e qitni pak nën gjuhën tuaj.
(Kosova Sot)