FIDANISHTJA

Receta për jetëgjatësi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Limoni pastron mëlçinë dhe stimulon punën e saj, është antiseptik dhe antioksidues, parandalon gripin, ftohjen dhe shumë lloje të infeksioneve, ndihmon te dhimbjet në lukth, ndihmon tretjes, normalizon punën e zorrëve dhe lehtëson zbrazjen e tyre… etj.

Në vijim ju sjellim recetën me disa përbërës, recetë për jetëgjatësi e përbërësit me siguri se i keni në shtëpi. Bëhet fjalë për karotë, mollë, limon dhe xhenxhefil, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Karota përmirëson shikimin dhe ndikon kundër kancerit, lëkura përtërihet, ndërsa që karota është e shëndetshme në përgjithësi. Është e mirë për zemër, shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave dhe ndikon kundër sulmit në zemër. Limoni pastron mëlçinë dhe stimulon punën e saj. Xhenxhefili zbut dhimbjet në lukth dhe fryrjet, shëron kollën, mundimet. Mollët njihen për fatin se janë të pasura me fibra, se ngopin organizmin, treten lehtë, ndërsa që ofrojnë edhe shumë veti shëruese, qoftë nëse e konsumoni të tillë apo nëse e konsumoni lëngun e saj.

Përbërësit:

– 4 karota;

– 3 mollë;

Mobi Casa

– Lëngun nga gjysmë limoni;

– Një xhenxhefil të gërryer (2 cm).

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit e përmendur i copëtoni, më pas i hidhni në blender, ndërsa që lëngun e fituar ta konsumoni menjëherë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.