Receta për ilaçin 5 shekuj të vjetër
Një farmacist në manastirin në Tibet, në vitin 1972, ka gjetur një recetë të vjetër pesë mijë vjet. Përbërësi kryesor i kësaj tinkture kaq të fuqishme është hudhra e famshme.
Për tinkturën e fuqishme ju nevojiten rreth 350 gramë hudhra të pastruara dhe të qëruara dhe rreth 200 deri 250 mililitra 95-për qind alkool, rum apo pije tjetër alkoolike. Është shumë me rëndësi që alkooli të mos përmbajë metanol.
Përzieni të gjithë përbërësit dhe më pas i vendoni në një kavanoz, të cilën e mbyllni mirë më pas. Pas dhjetë ditësh, lëngun e vendosni në një kavanoz tjetër dhe e ruani në frigorifer edhe për dy ditë.
Në bazë të udhëzimeve, për çdo ditë shtoni nga dy pika në një gotë me ujë apo një gotë me qumësht, para shujtave. Tretmani përfundon pas 12 ditësh dhe këtë me 25 pika, tri herë në ditë. Përgatitjen mos ta përdorni më shesh se pesë herë në një vit.
Përgatitja ndihmon dhe shëron:
Infeksionin e sinuseve, arterosklerozën, sëmundjet e mushkërive, impotencën, shtypjen e lartë të gjakut, problemet me shikim dhe dëgjim, artritin dhe reumën, gastritin, hemorroidet, rregullon peshën e trupit, përshpejton metabolizmin.
Para fillimit të marrjes së tinkturës lajmërojeni mjekun tuaj.
(Kosova Sot)


