ARKATANA

Receta me limon dhe aloe vera, për pastrimin e zorrëve dhe mëlçisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Limoni dhe aloe vera konsiderohen të jenë dy “djegës yndyre” të shkëlqyer, si dhe të jenë aleatë të fuqishëm për të ndihmuar trupin të eliminojë toksinat. Së bashku, ata ndihmojnë trupin tonë që të metabolizojë më mirë acidet yndyrore, duke shkaktuar kështu eliminimin e yndyrës në mënyrë të natyrshme.

Aloe vera është një përbërës i mrekullueshëm, është plot me vlera që ndihmojnë trupin tonë. Ndihmon në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak, është një laksativ i shkëlqyer natyror dhe ndihmon sistemin tonë të çrregullt që të punojë, përpunojë ushqime dhe të largojë toksinat.

Dihet se një nga organet kryesore që ndihmon për humbje peshe është zorra, prandaj kombinimi i aloe verës me limon është përzierja e përsosur për këtë pastrim. Sot ne do t’ju mësojmë si të përgatisni këtë recetë që do t’ju ndihmojë të pastroni zorrët dhe mëlçinë dhe të humbni peshë:

Përbërësit:

– 1 limon i shtrydhur

Mobi Casa

– 1 filxhan me ujë të nxehtë

– 1 lugë me xhel aloe vera

Përgatitja:

Prini në mes fletën aloes dhe me ndihmën e një luge mblidhni xhelin, pastaj shtoni lëngun e limonit së bashku me xhelin aloe në një gotë me ujë të ngrohtë. Përziejini mirë të gjithë përbërësit së bashku. Kjo përzierje mund të konsumohet vetëm për dhjetë ditë rresht. Gjithmonë konsumojeni në mëngjes në stomak bosh. Pas marrjes së lëngut, për 1 orë nuk duhet të hani asgjë.

Rekomandime: pas konsumimit prej 10 ditësh, ndaleni trajtimin dhe riniseni atë vetëm pas 30 ditësh. Nëse jeni alergjik ndaj ndonjë përbërësi mos e konsumoni këtë pije.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.