Receta gjermane që forcon imunitetin

Nëse keni imunitet të dobët, atëherë provoni recetën gjermane që ju forcon, e cila përgatitet thjesht, derisa jep rezultate efikase. Krejt çfarë duhet të bëni, është që të merrni katër limonë, i shpëlani bashkë me lëvoren e tyre, e më pas të katër limonët i copëtoni në pjesë. Më pas shtoni dhe katër thelpinj të hudhrës, të imtësuar imët dhe një pjesë xhenxhefil dhe gjithçka së bashku i përzieni në blender.
Masën e fituar e ngrohni në një tigan dhe i shtoni një sasi të madhe të ujit, përreth tre litra ujë. Kur të ketë vluar e lini të ftohet në temperaturën e dhomës, e më pas procedoni dhe e vendosni në frigorifer.
Për çdo mëngjes në stomak të thatë dhe dy orë para gjumit pini nga 2 decilitra nga lëngu. Para përdorimit, gjithmonë duhet ta përzieni në mënyrë që xhenxhefili të mos mbetet në fund të enës, derisa për shijen e hudhrës mos u brengosni, në frigorifer sa të ketë qëndruar do të avullohet,transmeton gazeta Kosova Sot.
(Kosova Sot)