Fundamenti

Receta bimore e kanellës kundër ftohjes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Problemet shëndetësore si rrufa, bllokimet e hundës apo frymëmarrjes janë komplikacionet më të shpeshta shëndetësore që sjell stina.

Për fat të keq, ndërsa të gjithë kërkojnë një vend sa më pranë dhe përballë kondicionerëve, kostoja e drejtpërdrejtë e veprimeve të tilla sjell menjëherë disa shqetësime për shëndetin.

Janë rrymat e ajrit të ngrohta që na pëlqejnë aq shumë sapo kthehemi nga temperaturat e ftohta.

Por në të vërtetë këto rryma pasi na sjellin ngrohtësinë, nga ana tjetër mezi presin të sulmojnë fytin tonë dhe gjithë sistemin e rrugëve të frymëmarrjes.

Me simptomat e para të ftohjes, AgroWeb.org ju këshillon këtu një kurë të mirë natyrale.

Kjo kurë do të shmangë përdorimin e ilaçeve dhe shurupeve, që shpesh nuk e zgjidhin problemin.

Receta bimore e kanellës

Eco Higjiena

Kjo kurë e thjeshtë është krejt e lehtë për t’u përgatitur. Ajo ju siguron efekt të drejtpërdrejtë, madje menjëherë lehtëson dhimbjen, skuqjen dhe acarimin e fytit, bajameve dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Një sasi uji prej 250-300 ml vendoset të vlojë. Pasi arrin pikën e vlimit, shtoni tek uji i nxehtë 2-3 lugë çaji me kanellë të bluar.

Ndërsa uji bashkë me kanellën vazhdon të ziejë, shtoni edhe një gjysëm lugë kafeje me piper të zi dhe lërini edhe 2 minuta të vlojnë së bashku.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe hidheni në një gotë porcelani ose filxhan, pasi ta keni filtruar. Fikni zjarrin, lëreni pijen të ftohet dhe shtoni 1-2 lugë çaji mjaltë.

Pijeni njëlloj sikur të ishte një çaj i nxehtë: aroma është me të vërtetë e mrekullueshme, ndërkohë që pija falë ekstrakteve të esenciale të përbërësve të vet arrin të lirojë brenda pak minutash të gjithë rrugët e frymëmarrjes.

Fuqitë magjike të kanellës reduktojnë acarimin e fytit, lirojnë frymëmarrjen dhe ju risjellin në formë.

Përsëriteni çajin 2-3 herë në ditë derisa shenjat e shqetësimit të kenë përfunduar. Për përdorimin e kësaj kure për fëmijët, këshillohuni me mjekun.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.