Hidromorava

‘Rebelohen’ përfaqësuesit e Luginës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ratifikimi i marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës me Serbinë ka ‘rebeluar’ përfaqësuesit e Luginës së Preshevës. Ata kërkojnë të drejta të barabarta për qytetarët e Luginës me ato të serbëve në Kosovë, e veçanërisht në veri të vendit. Në të kundërtën ata paralajmërojnë se do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre.

Lideri i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD) me seli në Bujanoc, Jonuz Musliu, ka thënë për Tribunën se do të bëjnë presion te Qeveria e Kosovës që gjatë bisedimeve në Bruksel të kërkojë reciprocitet të të drejtave të shqiptarëve në luginë me ato të serbëve në veri. Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ta kushtëzojë zbatimin e marrëveshjes me Serbinë me dhënien e të drejtave të barabarta të qytetarëve në Luginë.

FIDANISHTJA

“Është momenti kyç që edhe kryeministri Hashim Thaçi, çfarëdo të drejte që i`u japë serbëve në veri, duhet të kërkojë pikë për pikë të drejta për qytetarët në Luginë, përndryshe nëse Serbia nuk i respekton shqiptarët, atëherë do të kërkojmë nga Kosova që të stopohet marrëveshja dhe mos të lëvizet në zbatimin e saj”, ka thënë Musliu.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.