GRANDEMALL

Realizohet skenari

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ibrahim Gashi mori postin e Rektorit të UP’së, pak javë pasi u tërhoq nga pozitat qeveritare dhe partiake. Në këtë mënyrë PDK dhe AKR duket se mbyllën edhe një pazar të koalicionit që e nënshkruan para një viti e gjysmë.

Pasardhësi i Mujë Rugovës tha se në krye të Universitetit nuk e solli politika por vizioni i tij.

Dhe duket se skenari u realizua.

Bash ashtu siç flitej e pritej.

Ibrahim Gashi u zgjodh rektor i Universitetit të Prishtinës.

Deri para nëntëmbëdhjetë ditësh, ishte diplomat.

Ai mbante postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.

Krahas tij, edhe atë të nënkryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR) të drejtuar nga Behgjet Pacolli.

E gjetur në koalicion qeveritar me PDK-në e Hashim Thaçit, partia e Pacollit vazhdimisht kërkonte edhe një ministri.

ARKATANA

Por e mbetur vetëm me tre deputetë në Kuvendin e Kosovës, nga trembëdhjetë sa kishte dikur, marrja edhe e një resori qeveritar ndoshta dukej tepër.

Alternativë duket se doli posti i rektorit të UP-së.

I destinuar të mbetet gjithmonë nën hijen e politikës, lokomotiva e institucionit më të lartë të arsimit publik në vend, sikur vetëm ndërroi drejtuesin.

Nga Mujë Rugova te Ibrahim Gashi.

Disi krejt papritur, nëntëmbëdhjetë ditë më parë, Gashit iu ndez dëshira për jetën akademike e universitare.

Nga një person që fliste në emër të shtetit, priste e përcillte delegacione të huaja, që udhëtonte shpesh jashtë vendit, sikur u kujtua se UP-ja ka nevojë për të.

Por vetë Gashi nuk e pranon se politika ka gisht në emërimin e tij si rektor.

“S’ka ndikuar fare politika që unë të zgjidhem rektor. Por dua t’ju tregoj se edhe gjatë ekspozimit të planit, vizionit tim para anëtarëve të Këshillit Drejtues, e kam vërejtur disponimin e tyre që të më zgjedhin mua”, tha Gashi të hënën në televizionin Klan Kosova.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.